Instituti për Ekonominë e Tregut raportoi se sivjet punonjësve bullgarë iu deshën 134 ditë për të paguar borxhet e tyre ndaj thesarit të shtetit.
Kjo ështënjë datë hipotetike në të cilën do të rimbushim thesarin e shtetit nëse gjithçka që prodhojmë që nga fillimi i vitit shkon vetëm në dobi të buxhetit. Kjo ditë pothuajse gjithmonë bie rreth mesit të majit, theksoi Llëçezar Bogdanov për BNR - kryeekonomist në institut. Sipas tij, dallime të mëdha ka vetëm në momente krize.
"Ky është një tregues i barrës totale tatimore-siguruese në një vend. Ai tregon se Bullgaria është larg një lloj parajse tatimore apo offshore. Jemi larg një vendi ku pothuajse nuk ka taksa ose janë shumë minimale. Po të mbledhësh gjithçka, që paguhet nga subjektet e biznesit, qytetarët, pronarët e pronave, kushdo që kryen një lloj veprimtarie në vend, në fakt, fitohet një barrë e konsiderueshme, sigurisht më shumë se 1/3 e asaj që krijojmë ne”, shpjegoi Bogdanov.Të martën temperaturat minimale do të jenë nga 0 deri në 5°, më të larta përgjatë bregdetit të Detit të Zi – nga 8 deri në 11°, ndërsa në Sofje rreth 2°. Gjatë ditës mbi Bullgarinë Jugperëndimore dhe Lindore do të ketë vranësira të shpërndara..
Si një shtet anëtar i BE-së dhe aleat i NATO-s, Bullgaria është gati të marrë pjesë në gjetjen e zgjidhjeve për paqen dhe sigurinë. Ky qëndrim u shpreh nga Kryeministri Rosen Zheljazkov në takimin e sotëm joformal të krerëve të shteteve dhe qeverive të..
Flukset e refugjatëve dhe migrantëve nuk do të pakësohen dhe Bullgarisë i mungon një politikë e unifikuar kombëtare për këto çështje. Nevojitet një institucion udhëheqës për të koordinuar të gjithë procesin e integrimit. Shpërndarja horizontale e..