Mbrëmjen e 14 majit do të jepen çmimet "Burri i vitit - 2023" i Bullgarisë. Të nominuar për këtë çmim janë basketbollisti ynë kombëtar Aleksandër Vezenkov, i cili luan në Asociacionin Kombëtar të Basketbollit (NBA), shkrimtari Georgi Gospodinov, romani i të cilit "Strehim kohe" u bë libri i parë bullgar që u vlerësua me çmimin prestigjioz letrar Booker dhe Raijço Rajçev - themelues i një kompanie bullgare për zhvillimin e projekteve të teknologjisë së lartë dhe të hapësirës ajrore, e cila në fillim të vitit 2023 lëshoi satelitin e saj në bordin e raketës Falcon-9 të SpaceX.

Konkursi “Burri i vitit" organizohet që nga viti 1990. Në mesin e të shpërblyerve janë presidenti i parë i Bullgarisë i zgjedhur në mënyrë demokratike Zhelju Zhelev, presidentët Petar Stojanov dhe Georgi Përvanov, legjenda jonë e futbollit Hristo Stoiçkov dhe të tjerë.
Lexoni më shumë:Gjyqtarët u shprehën kundër instalimit të një agjenti të ri antivirus në kompjuterët e tyre. Magjistratët shprehin shqetësim se ai do të shkelë të gjitha rregullat për mbrojtjen e të dhënave personale, si dhe pavarësinë e gjyqësorit. Me një letër..
Lideri i GERB-it, Bojko Borisov, deklaroi në korridoret e parlamentit se Bullgaria do të bëhet anëtare e eurozonës më 1 janar, pavarësisht protestave të organizuara nga përfaqësues të PP-DB. Ai komentoi thirrjet e opozitës për protesta kundër..
Kufijtë nuk mund të ndryshohen me forcë dhe siguria afatgjatë e Ukrainës duhet të garantohet. Këtë e deklaroi kryeministri Rosen Zheljazkov në një videokonferencë të “Koalicionit të të gatshmëve“, të udhëhequr nga presidenti i Francës, Emmanuel..