Angell Djullgerov është një kitarist, autor i muzikës, aranzhues dhe producent muzikor. Vitet e fundit ai është një nga figurat më domethënëse në projektet e shumicës së muzikantëve më të suksesshëm bullgarë. Ai gjithashtu merr pjesë në një sërë grupesh. Ndër gjithë këto angazhime, Angell Djulgerov gjen kohë për projektin e dytë të pavarur! Pas "Shqisat" nga viti 2021, muzikanti tashmë është gati me "Samsara" - një koleksion prej shtatë këngësh të tij. Për projektin e tij të ri të autorit, Angell Djulgerov thotë:
“Kur punoj mbi muzikën time më pëlqen të shfrytëzoj të gjithë paletën e mjeteve shprehëse, që kam akumuluar në punën time me muzikantë të tjerë. Më pëlqen të mos mendoj nëse rezultati do të jetë komercial, i shitur, i pëlqyer apo jo. Ajo që është e rëndësishme për mua është vetë-shprehja në synimin tim për të krijuar art.”
Këtë e dëgjojmë që në këngën e parë të albumit "Samsara" - "Tërheqja kozmike". Kjo është një këngë, e cila tregon për përpjekjet e njeriut për të zbutur dashurinë.
Redaktore: Diljana Traçeva
Përgatiti në shqip dhe publikoi: Svetllana Dimitrova
Foto: Youtube/@AngelDyulgerov, Ani PetrovaSot në Ruse fillon edicioni i 64-të i Festivalit Ndërkombëtar të Muzikës “Ditët Muzikore të Marsit”. Ai do të zgjasë deri më 31 mars. Në kuadrin e aktivitetit do të mbahen njëzet e tre koncerte me vepra nga Rilindja dhe Baroku deri te muzika..
Irina Fllorin është ndër këngëtaret bullgare me një ndjenje të theksuar moderniteti në të gjitha dimensionet e tij. Tendencat më aktuale përshkojnë muzikën e saj, me të cilën ajo vazhdon të jetë e pranishme prej vitesh në skenën bullgare...
"Ku është "shtëpia" ime?" është një pyetje, përgjigjja e së cilës duket logjike: “Aty ku kam lindur”. Por jeta e çdo një prej nesh mund të na bëjë të ndihemi njëlloj si në shtëpinë tonë në pjesë të ndryshme të botës. E tillë është rruga e pianistit..
Të gjithë kemi dëgjuar për ide që u vijnë krijuesve në ëndrra. Pikërisht kështu lindi melodia për këngën e re të interpretuesit Orlin Pavllov, "Hije" -..
Edicioni i parë i Festivalit Ndërkombëtar të Muzikës "INTERNATIONAL MUSIC STARS SENZA FRONTIERE" do të bashkojë fëmijë dhe të rinj nga e gjithë Evropa..