Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Radio Bullgaria te bullgarët në Sllovaki

Po bëhet gati një shekull nga fillimi i studimeve të gjuhës bullgare në Sllovaki

11
Universiteti Comenius i Bratislavës

Interesi për studimin akademik të gjuhës bullgare në Sllovaki daton gati një shekull më parë. Në vitin 1919 u themelua Universiteti Comenius në Bratislavë. Dy vite më vonë u krijua Fakulteti Filozofik ku studiohen të gjitha degët humanitare. Aty, gjatë vitit akademik 1925/1926, gjuha bullgare u ringjall.

“Alfabeti bullgar është një mister që inkurajon të rinjtë në Sllovaki të studiojnë leximin dhe shkrimin tonë”, thotë Dr. Miglena Mihajllova-Pollanska, e cila është pedagoge e bullgarishtes në Universitetin Comenius të Bratislavës që nga viti 2018. Lektorati atje është pjesë e Departamentit të Filologjisë Sllave të Fakultetit Filozofik. Ne biseduam me Dr. Miglenën në Institutin Bullgar të Kulturës në Bratislavë.
Dr. Miglena Mihajllova-Pollanska
"Gjuha bullgare filloi të studiohej në vitin e largët akademik 1925/26 në kuadër të leksioneve dhe seminareve të drejtuara nga një rus – Prof. Valerij Pogorellov, i cili më parë kishte qenë mësues në Sofje për një kohë të shkurtër. Më pas bullgarishtja filloi të mësohej në forma të ndryshme dhe nga viti 1964 u caktua lektorati në gjuhën bullgare, d.m.th., u caktua një pedagog nga Bullgaria në 2 degë - "Përkthimi me gojë dhe me shkrim" në kombinim me një gjuhë tjetër dhe "Studime sllave" - një degë relativisht e re, në të cilën bullgarishtja studiohet në kombinim me një gjuhë të tjera sllave - serbe, kroate, polake apo sllovene."
Bratislava
Studimi në gjuhën bullgare në Sllovaki udhëhiqet nga ekspertja vendase e gjuhës bullgare - Prof. Marija Dobrikova, si dhe nga lektorja bullgare Miglena Pollanska. Të dyja japin gjuhë bullgare, gramatikë bullgare, letërsi bullgare, i prezantojnë studentët me llojet e ndryshme të përkthimit, gjeografisë dhe historisë së Bullgarisë në të ashtuquajturat Studime të gjëhëve të huaja. Studentët bullgarë në Universitetin Comenius nga viti aktual akademik mund të mburren edhe me një doktorant.
Shkolla e mesme bullgare
Gjuha bullgare në Sllovaki studiohet si nga studentët, ashtu edhe nga nxënësit në shkollën e mesme bullgare "Hristo Botev" në kryeqytetin sllovak, e cila mbështetet nga shteti bullgar që nga viti 1948. Shpesh të diplomuarit vendosin të përmirësojnë njohuritë e tyre në gjuhën bullgare në Universitetin Comenius. Megjithatë, çfarë e provokon një sllovak që të vendosë të mësojë bullgarisht?
Foto të Kirill dhe Metodij - nga shkolla në Bratislavë
"Çdo vit pranohen një numër i caktuar studentësh që duan të studiojnë bullgarisht. Motivet e tyre janë të ndryshme. Ju e dini që emigrimi i kopshtarëve bullgarë filloi në fund të shekullit të 19-të dhe deri më sot pasardhësit e tyre jetojnë këtu dhe disa prej tyre vendosin të studiojnë gjuhën bullgare, pikërisht për këto arsye - për të njohur më shumë paraardhësit e tyre, për të mësuar nga vijnë ata. Një arsye tjetër është edhe fakti se pavarësisht se ne jemi popuj sllavë, këtu dihet shumë pak për Ballkanin - kështu më thonë studentët, të cilët duan ta njohin. Pra, faktori tjetër është kurioziteti dhe dëshira për të mësuar gjuhën e një kulture të lashtë për të cilën vetëm kanë dëgjuar. Këtu madje u realizua një sondazh - kush është sllovaku më i famshmi i mijëvjeçarit dhe në vend të dytë u renditën vëllezërit Kirill dhe Metodij. Pot shumë pak nga sllovakët e dinë që misioni i Kirill dhe Metodij vazhdohet në Bullgari nga nxënësit e tyre të dëbuar. Dhe ky alfabet, ky shkrim është një motiv që nxënësit tanë të mësojnë bullgarisht – atyre u duket interesant, misterioz. Është një alfabet i ri për ta dhe duan të mësojnë të flasin dhe të lexojnë gjuhën tonë".

"Unë punoj në Institutin e Gjuhës Bullgare pranë Akademisë Bullgare të Shkencave dhe jam lektore e transferuar. Këtë e pranova si një angazhim të ri dhe tema që ka të bëjë me mësimdhënien e bullgarishtes si gjuhë të huaj është shumë e njohur për mua. Edhe në Bullgari u kam dhënë mësim studentëve të huaj që studionin bullgarisht në formën e seminareve të ndryshme. Kam mbaruar edhe Filologjinë sllave për gjuhë çeke, dija edhe pak gjuhë sllovake - këto janë gjuhë të përafërta. E dija gjithashtu se këtu ka një shkollë bullgare ku djali ynë mund të vazhdojë studimet. Kështu fillova të punoj në Bratislavë. Jeta këtu është e qetë, njerëzit janë të mirë, të sjellshëm. Dhe jetohet mirë."


Foto: Krasimir Martinov, Universiteti Comenius i Bratislavës

Përgatiti në shqip dhe publikoi: Kostandina Bello



Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Summer Vibes Festival viziton sërish Vidinin

Qyteti Vidin për të pestin vit radhazi është nikoqir i Summer Vibes Festival. Në datat 1 dhe 2 qershor pranë kalasë “Baba Vida” (“Gjysha Vida”) , fëmijët do të zbulojnë një mënyrë më të shëndetshme dhe jo më pak interesante për t'u..

botuar më 24-06-01 7.45.PD

Nënpresidentja Ilijana Jotova kritikoi ngrirjen e ligjeve për kulturën bullgare

Një nga shembujt e shpërfilljes së trashëgimisë kulturore dhe historike nga shteti është shtëpia e Dimitër Talevit në Prilep (shkrimtar i njohur bullgar – shënimi red.). Nga qershori 2023 ka një vendim të Këshillit të Ministrave që shteti ta..

botuar më 24-05-30 10.12.PD

Sofja mirëpret mysafirë në Shtëpinë e Letërsisë dhe Përkthimit

Përkthyesit Jan Mahei (Republika Çeke), Elvira Bormann (Gjermani), Hanna Sandborg (Suedi), Hanna Karpinska (Poloni) dhe Livia-Maria Nistor (Rumani) do të jenë rezidentë deri në tetor në Shtëpinë e Letërsisë dhe Përkthimit. Shtëpia është një projekt..

botuar më 24-05-29 11.07.PD