Muzeu etnografik në Burgas do të mbajë erë ushqimi. Aty, drejtori i muzeut, dr. Milen Nikollov, do të demonstrojë personalisht kuzhinën etnike dhe aftësitë e tij në kuzhinë. Ai do të gatuajë mish derri me lëpjetë, qepë të njoma dhe mente sipas një recete të vjetër. Në Muzeun Etnografik vëmendja e publikut drejtohet drejt “Burgasit të Vjetër të parë nga sytë e Dr. Magërdiç Mellkonjan". Historia e qytetit në periudhën 1930-1945 tregohet përmes fotografive, dokumenteve dhe objekteve nga koleksioni i muzeut dhe personalisht nga Dr. Mellkonjan, një banor i shquar i Burgasit.


Me gjallërinë, disponimin dhe ngjyrat rinore të tyre, nxënësit e shkollës bullgare të së dielës “Dr. Petër Beron” sollën frymë rinore gjatë vizitës së tyre në Radion Kombëtare Bullgare. Ata kishin ardhur nga Larnaka. Grupi nga Qiproja, i përbërë nga 16..
Sofja ka fituar një parajsë të re kulturore. Phenomena është muzeu i parë në Bullgari i dedikuar lidhjes midis shkencës dhe artit. Hapësira paraqet zbulime shkencore, teknologji, inxhinieri, art dhe matematikë në frymën e arsimit STEAM (Science,..
"Ne nuk mund të ikim nga teknologjitë bashkëkohore, por duhet të mendojmë si mund të përdorim inteligjencën artificiale në mënyrë që të përmirësojmë cilësinë e arsimit pa humbur kontaktin njerëzor" – tha në një intervistë të veçantë për Radio Bullgarinë..