Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

120 vjet Shkolla Kombëtare e Muzikës "Ljubomir Pipkov"

Foto: Allbena Bezovska

Shkolla Kombëtare e Muzikës "Ljubomir Pipkov" në Sofje shënon 120 vjet nga themelimi me një koncert dhe ekspozitë.

Jo rastësisht për koncertin u zgjodh data 24 maj - Dita e Vëllezërve të Shenjtë Kirill dhe Metodij, e Alfabetit, Arsimit dhe Kulturës Bullgare dhe e Letërsisë Sllave.Këtë ditë, në sallën e koncerteve "Bëllgaria", në kuadër të edicionit të 55-të të Festivalit Ndërkombëtar "Javët Muzikore të Sofjes", do të mbahet Koncerti Jubilar i Shkollës Kombëtare të Muzikës "Ljubomir Pipkov". Ai i kushtohet 120 vjetorit të themelimit të institucionit arsimor, si dhe 120 vjetorit të lindjes së mbrojtësit të tij, kompozitorit Ljubomir Pipkov.


Filarmonia e të Rinjve "Sofja" dhe Kapela Korale e të Rinjve - të dyja nën drejtimin e maestros Sllavill Dimitrov - do të prezantojnë vepra të kompozitorëve Aleksandër Borodin, Kamij Sen-Sans, Frederik Shopen, Ljubomir Pipkov dhe Panço Vlladigerov.


Si të ftuar specialë do të marrin pjesë yjet e dashur dhe me famë botërore pianisti Ljudmill Angellov dhe violinisti Vesko Eshkenazi, gjithashtu të diplomuar në Shkollën Kombëtare të Muzikës "Ljubomir Pipkov".

Ekspozita jubilare kushtuar Shkollës mund të shihet nga 21 maj në vet shkollë. Një kulm i saj është zbulimi i një basorelievi të kompozitorit të njohur, emrin e të cilit mban shkolla e muzikës.

Të dy aktivitetet zhvillohen nën patronazhin e Ministrisë së Kulturës.


Redaktore: Diljana Traçeva

Përgatiti në shqip dhe publikoi: Svetllana Dimitrova

Foto: Allbena Bezovska, musicabulgara.com, sofiaphilharmonic.com, Radio Shumen,


Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Veza është simbol i pjellorisë dhe jetës së re në folklorin bullgar

E Enjtja e Madhe është një nga dy ditët e Javës së Madhe që lyejmë vezët për Pashkët. Tradita dikton që këtë detyrë të rëndësishme ta marrë përsipër gruaja më e moshuar në familje dhe veza e parë të lyhet gjithmonë me ngjyrë të kuqe. Sipas..

botuar më 24-05-02 6.30.PD

148-vjetori i Kryengritjes së Prillit shënohet në Klisura

148-vjetori i Kryengritjes së Prillit - një pikë kthese në luftën për çlirimin e Bullgarisë nga sundimi osman – shënohet sot në qytetin e Klisurës. Dhjetëra anëtarë të Shoqërisë "Tradita" me kostume origjinale dhe të armatosur me armë autentike do..

botuar më 24-05-01 9.56.PD

1 maj 1879 - data e lindjes së pullës së parë postare bullgare

Më 1 maj 1879 u vunë në qarkullim pullat e para postare bullgare, të quajtura në atë kohë “santim”. Vlera e tyre nominale ishte 5 santim, pasi në atë kohë nuk kishte një njësi monetare bullgare. Mbi to u pikturua një luan i drejtë me një kurorë si..

botuar më 24-05-01 6.10.PD