Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Për fshatin Garvan, mullirin e vjetër dhe kush janë grebencite

Kisha „Shën Dhimitër i Selanikut“ (Mirovliti) u ndërtua midis viteve 1876 dhe 1892
Foto: Veneta Nikollova

Gjëja e parë që bën përshtypje në fshatin Garvan janë shtëpitë e bukura dhe shumë të mirëmbajtura në stilin vendas tipik për rajonin e Dobruxhës të Bullgarisë Verilindore. Fshati ndodhet në zemër të "Hambarit të Bullgarisë" jo shumë larg qytetit Silistra dhe ka jo më shumë se 300 banorë të përhershëm. Bashkë me ta këtu u vendosën edhe disa familje të huaja, të cilat shijojnë qetësinë, pamjet e bukura dhe mbi të gjitha jetën e lirë në Bullgari. Dhe pse fshati quhet Garvan, gjë që në përkthim do të thotë Korb? Ja shpjegimi i Dimitër Nedellçev, ish-nënkryetar i komunës dhe banor shumëvjeçar i fshatit:

Shtëpitë e fshatit Garvan janë në një stil tipik për rajonin e Dobruxhës

"Garvan vjen nga fjalët bullgare karvan ose karun ose diçka e ngjashme, që do të thoshte "borë e madhe". Madje, me kalimin e viteve ka pasur një ide që fshati të riemërtohet p.sh. në Bora, bullgarisht Snezhec. Është interesante se në vendin tonë ka disa fshatra me emrin Garvan. Edhe në Rumaninë fqinje shkova para dy-tre vitesh dhe pash që në tabelën e një fshati shkruhet Garvan.”

Korrja e grurit, bluarja e miellit ose misrit dhe pjekja e bukës janë pjesë përbërëse e përditshmërisë së banorëve vendas që nga kohëra të lashta. Sot në këtë rajon mbillen grurë, luledielli, elb, misër, rapa... Fshati ka mbi 20 mijë dynym tokë të punueshme, pjesa më e madhe e së cilës kultivohet nga kooperativa bujqësore "16 Dhjetori", e themeluar në vitin 1992.

Shtëpia Muze e Dobruxhës në fshatin Garvan

“Lulëzimi i fshatit erdhi pas përfundimit të luftërave të viteve 1918-20, d.m.th pas Luftës së Parë Botërore dhe Luftës së Parë Ballkanike. Atëherë u ndërtuan shtëpitë e para dhe kjo vazhdoi për shumë vite. Njerëzit filluan të blejnë pajisje më moderne si parmendë hekuri, ndërsa më parë e punonin tokën me parmendë druri. Ata blinin shirëse dhe makina të tjera për bujqësi. Dhe mjetet kryesore të jetesës me të cilat ata tregtonin ishte bujqësia dhe kryesisht prodhimi i drithit” - tregon Nedellçev.

Një shtëpi e bukur dykatëshe e shekullit të XIX-të, dikur pronë e një bujku vendas, strehon Muzeun e Mënyrës së Jetesës dhe Kulturës së Dobruxhës. Shikojmë minderet e lashta, oxhakun, kostumet popullore, peshqirët e dasmës, qilimat e endura dhe sende të tjera nga përditshmëria e njerëzve nga 100 vjet më parë. Në Vatrën e Kulturës të fshatit ka gjithashtu një koleksion të pasur objektesh që gjurmojnë jetën bujqësore të të parëve tanë.

Eksponate në koleksionin e vatrës së kulturës në fshat

Banorët e fshatit Garvan dhe të vendbanimeve përreth dallohen nga dialekti dhe traditat e tyre. Ata e quajnë veten grebenci (nga fjala bullgare greben – krehër), për shkak të një veçantie në veshjen e tyre. Në të kaluarën, të rejat mbanin në kokë një "kapuç prej rrëshire" në formë krehri gjeli. Fatkeqësisht, askund në këtë zonë nuk është ruajtur asnjë “kapuç rrëshirë” autentik si dëshmi për brezat e ardhshëm. Nga ana tjetër, në oborrin e Shtëpisë Muze të Dobruxhës, hasim në një mulli të vërtetë pune. Duke na demonstruar se si funksionon, Dimitër Nedellçev shpjegon:

Dimitër Nedellçev tregon se si funksionon mulliri i vjetër

"Ky mulli ishte për bluarje ne miellit të misrit, i cili përdorej për ushqimin e kafshëve, por në ato vite përdorej edhe për të ushqyer njerëzit. Këtu ku hyjmë është dhoma e bluarjes. Aty ndodhet një platformë e madhe mbi të cilën vendosen thasët me misër ose misër të përzier me grurë. Nga atje ata ngrihen manualisht në shportë, e cila rrotullohet nga një motor detar. Ka pasur mullinj lundrues përgjatë Danubit dhe ky motor me siguri është hequr prej tyre. E nis lëvizjen përmes një rripi dhe drithi bluhet nga dy gurë të mëdhenj."

Motori është i prodhuar në Mënik në fillim të shekullit të XX-të. Mulliri i fshatit është personazhi kryesor i Festivalit të Grurit dhe Bukës, i cili zhvillohet çdo verë në oborrin e Shtëpisë Muze të Dobruxhës dhe shënon fillimin e fushatës së korrjes në të gjithë rajonin.

Çfarë të shihni afër:


Përgatiti në shqip dhe publikoi: Svetllana Dimitrova

Foto: Veneta Nikollova




Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

fshati Momçillovci

Momçillovci - fshati me 30 kishëza, tërheq pelegrinët nga vendi dhe jashtë

Tridhjetë kishëzat e Momçillovcit janë ndër atraksionet turistike më të vizituara në fshatin në malin e Rodopeve gjatë festave të Pashkëve. Brenda apo jashtë vendit? Rreth 1 milion bullgarë do të udhëtojnë gjatë pushimeve..

botuar më 24-05-04 1.57.MD
Biblioteka Rajonale

Turne verore më këmbë organizohen në qytetin Ruse

Turne pa pagesë më këmbë “Ruse Summer Tour” në anglisht, për mysafirët bullgarë dhe të huaj të qytetit, fillojnë të shtunën, më 4 maj në qytetin danjubian Ruse. Itinerari i tyre përfshin ndërtesat dhe vendet më emblematike në pjesët qendrore të Ruses...

botuar më 24-05-04 7.10.PD

Brenda apo jashtë vendit? Rreth 1 milion bullgarë do të udhëtojnë gjatë pushimeve

Këtë vit moti është në anën e turizmit bullgar! Falë temperaturave të larta, pushimet e fundjavës në male apo në fshat janë “aktivizuar” tashmë që në fillim të prillit. Moti i ngrohtë solli drejt plazhit pushuesit e parë të padurueshëm përgjatë..

botuar më 24-05-02 7.20.PD