Dy emra yjesh nga dy breza të muzikës bullgare - Ljubo Kirov dhe Mihaella Marinova - po takohen sërish. Së bashku i dëgjuam për herë të parë në vitin 2020 në versione duete në këngën tashmë hit të Ljubo Kirovit "Mundem". Ishte një sukses i tillë sa u bë një nga këngët e preferuara të reja në repertorin e tyre. Dëshmi për këtë është se Mihaella prej tre vitesh është një interpretuese e ftuar speciale në turneun e Ljubo Kirovit dhe shpesh shfaqet në koncertet e tij më të rëndësishme. Ndaj projekti i tyre i radhës i përbashkët, i titulluar “Universi”, nuk është befasi për askënd.

"Do të ishte shumë e çuditshme nëse “Mundem” nuk do të kishte një vazhdim. E shoh si fatal takimin tim me Ljubon. Ai u bë mësuesi im në shumë nivele, më përqafoi dhe është një nga njerëzit që më besojnë më shumë. Duke punuar me të është frymëzim”, ndan Mihaella.
"Universi" është një këngë nga albumi i dytë i studios i këngëtares ("Deri në pafundësi"). Muzika, teksti dhe aranzhimi janë të Mihaellës dhe Angell Djullgerovit.
Ljubo Kirov ra në dashuri me këngën që pasi e dëgjoi për herë të parë.
"Kur e dëgjova, fillova të këndoj. Askush nuk mund të më bindë se kjo këngë nuk është një duet i kompozuar për mua dhe Mihaellën. Të gjithë janë të lumtur të këndojnë me dikë të ngjashëm me të", thotë Ljubo Kirov.

Për herë të parë, fansat do ta dëgjojnë duetin live në koncertet e turneut të ardhshëm të Ljubo Kirovit, ku Mihaella do të jetë përësri e ftuar speciale. “Universi” do të jetë edhe pjesë e programit të Mihaella Marinovës, e cila gjithashtu do të shkojë në një turne kombëtar në vjeshtën e vitit 2024.
"Universi" ka jo vetëm audio, por edhe një videoklip të bukur me regji të Viktor Antonovit (Rik).
Përgatiti në shqip dhe publikoi: Vesella Mançeva
Hite roku me tekste dhe mesazhe serioze me të cilat është rritur më shumë se një brez – kjo është ajo që gjejmë në albumin e ri të grupit "Faktor", të titulluar "Kundër Kohës". Dhe koha duket se po punon në favorin e tyre, dhe për më shumë se..
Konkursi i 8-të Ndërkombëtar i Violinës "Vasko Abaxhiev" do të mbahet në Sofje nga 20 deri më 23 nëntor me një interes rekord. Organizatorët nga Klubi i UNESCO-s "Leonardo da Vinci" - Sofje janë të kënaqur me 32 aplikimet e marra nga 14 vende,..
"Kështu është jeta" – kjo është motoja e koncertit më 19 nëntor, në të cilin kompozitori Stefan Dimitrov bashkon emra legjendarë si Bogdana Karadoçeva, Mihaill Bellçev, Vëllezërit Argirovi, Mimi Nikollova, Doni, së bashku me artistë të rinj, por..