Kryeministri Dimitër Gllavçev dhe ambasadori i ri i Turqisë në Bullgari, Mehmet Sait Uyanık, në ditët në vijim do të vizitojnë kufirin bullgaro-turk në pikën e kalimit kufitar "Mallko Tërnovo" për shkak të problemit të trafikut të rënduar. Kjo u ra dakord sot në Këshillin e Ministrave në një takim për nevojën e përpjekjeve të përbashkëta të koordinuara për modernizimin dhe optimizimin e pikave kufitare. Sipas të dhënave të Agjencisë “Dogana”, trafiku nga Turqia përmes Bullgarisë është rritur me 50% gjatë 5 viteve të fundit dhe ky trend pritet të vazhdojë. Gjithashtu, për momentin pika kufitare “Kapitan Andreevo – Kapıkule” është pika e dytë kufitare më e ngarkuar në botë, me perspektivë për të zënë vendin e parë. Për të qenë të përgatitur, nevojiten përpjekje të përbashkëta dhe koordinim për arritjen e rezultateve më të mira, theksoi Gllavçev.
Në takim, kryeministri Dimitër Gllavçev theksoi marrëdhëniet miqësore mes Bullgarisë dhe Turqisë dhe bashkëpunimin e shkëlqyer si aleatë në NATO dhe si fqinjë të mirë. Ai i uroi ambasadorit Mehmet Sait Uyanık një mandat të suksesshëm dhe të frytshëm.Nëse ngadalësojmë dhe nuk e modernizojmë industrinë tonë, brenda 5-6 vitesh ajo do të jetë ekzotike për tregun evropian të armëve. Kjo është një sfidë e madhe, tha ministri i mbrojtjes Atanas Zaprjanov në diskutimin "Haga 2025: horizonti para NATO-së..
Në vitin 2024 Bullgaria shpenzoi 2.208 miliardë dollarë (3.964 miliardë leva), ose 2.04 për qind e PBB-së së saj për mbrojtje. Kjo është sipas vlerësimeve nga raporti vjetor i publikuar i Sekretarit të Përgjithshëm të NATO-së, Mark Rjute. Kështu, për..
Ushtria izraelite (IDF) pranoi se qëlloi një objekt të OKB-së në pjesën qendrore të Gazës, ku u vra një punonjës i OKB-së, njoftoi BTA. Deri më tani IDF mohonte të ishte përgjegjëse për sulmin në Deir al-Balah më 19 mars, i cili vrau punonjësin bullgar..
Kryeministri Rosen Zheljazkov kryeson delegacionin bullgar që do të marrë pjesë në ceremoninë e zisë për funeralin e Papa Françeskut sot, 26 prill, në..
Të shtunën , temperaturat minimale do të jenë nga 5 deri në 10°. Në Sofje do të jetë rreth 7°. Para mesditës do të jetë kryesisht me diell dhe..
Borxhi i Bullgarisë për vitin 2024 është në përmasë prej 48.846 miliardë leva (24 miliardë euro) ose 24.1 për qind e PBB-së, sipas të dhënave paraprake..