Kryeministri Dimitër Gllavçev dhe ambasadori i ri i Turqisë në Bullgari, Mehmet Sait Uyanık, në ditët në vijim do të vizitojnë kufirin bullgaro-turk në pikën e kalimit kufitar "Mallko Tërnovo" për shkak të problemit të trafikut të rënduar. Kjo u ra dakord sot në Këshillin e Ministrave në një takim për nevojën e përpjekjeve të përbashkëta të koordinuara për modernizimin dhe optimizimin e pikave kufitare. Sipas të dhënave të Agjencisë “Dogana”, trafiku nga Turqia përmes Bullgarisë është rritur me 50% gjatë 5 viteve të fundit dhe ky trend pritet të vazhdojë. Gjithashtu, për momentin pika kufitare “Kapitan Andreevo – Kapıkule” është pika e dytë kufitare më e ngarkuar në botë, me perspektivë për të zënë vendin e parë. Për të qenë të përgatitur, nevojiten përpjekje të përbashkëta dhe koordinim për arritjen e rezultateve më të mira, theksoi Gllavçev.
Në takim, kryeministri Dimitër Gllavçev theksoi marrëdhëniet miqësore mes Bullgarisë dhe Turqisë dhe bashkëpunimin e shkëlqyer si aleatë në NATO dhe si fqinjë të mirë. Ai i uroi ambasadorit Mehmet Sait Uyanık një mandat të suksesshëm dhe të frytshëm.Si Komandant i Përgjithshëm Suprem, jam kategorikisht kundër dërgimit të ushtarëve nga Bullgaria në Ukrainë në çdo formë. Këtë e tha para gazetarëve presidenti Rumen Radev, i cili mori pjesë në shënimin e 35 vjetorit të themelimit të Konfederatës së..
Ne punojmë me Institutin INSAIT të Universitetit të Sofjes. Nëse projekti ynë miratohet, në vitin 2026, do të ndërtojmë një fabrikë të inteligjencës artificiale (AI), tha për BNR Petër Statev nga Bordi Mbikëqyrës i “Sofja Teh Park”. Superkompjuteri..
Bullgaria mori sinjale inkurajuese në takimin e Eurogrupit."Vendi bëri një përparim të mëtejshëm në përmbushjen e kriterit të stabilitetit të çmimeve", tha Komisioneri Evropian për Ekonominë Valdis Dombrovskis. Kur Sofja konsideron se është gati të..
Këshilli i Ministrave nuk ka diskutuar hipotezën e pjesëmarrjes së mundshme të Bullgarisë me forcat paqeruajtëse në Ukrainë. Kështu ka deklaruar për..
Partia “Vëzrazhdane” organizon një protestë më 22 shkurt para Bankës Kombëtare Bullgare kundër hyrjes së vendit tonë në eurozonë dhe për ruajtjen e..
Ekspozita Ndërkombëtare për Vreshtari dhe Verëtari "Vinaria 2025" do të prezantojë trendet më të fundit në prodhimin e verës në Panairin e Plovdivit. Në..