Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Trafiku nga Turqia përmes Bullgarisë është rritur me 50% në 5 vjet

Foto: Këshilli i Ministrave

Kryeministri Dimitër Gllavçev dhe ambasadori i ri i Turqisë në Bullgari, Mehmet Sait Uyanık, në ditët në vijim do të vizitojnë kufirin bullgaro-turk në pikën e kalimit kufitar "Mallko Tërnovo" për shkak të problemit të trafikut të rënduar. Kjo u ra dakord sot në Këshillin e Ministrave në një takim për nevojën e përpjekjeve të përbashkëta të koordinuara për modernizimin dhe optimizimin e pikave kufitare. Sipas të dhënave të Agjencisë “Dogana”, trafiku nga Turqia përmes Bullgarisë është rritur me 50% gjatë 5 viteve të fundit dhe ky trend pritet të vazhdojë. Gjithashtu, për momentin pika kufitare “Kapitan Andreevo – Kapıkule” është pika e dytë kufitare më e ngarkuar në botë, me perspektivë për të zënë vendin e parë. Për të qenë të përgatitur, nevojiten përpjekje të përbashkëta dhe koordinim për arritjen e rezultateve më të mira, theksoi Gllavçev.

Në takim, kryeministri Dimitër Gllavçev theksoi marrëdhëniet miqësore mes Bullgarisë dhe Turqisë dhe bashkëpunimin e shkëlqyer si aleatë në NATO dhe si fqinjë të mirë. Ai i uroi ambasadorit Mehmet Sait Uyanık një mandat të suksesshëm dhe të frytshëm.


Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Evtim Milloshev (majtas) dhe Milojko Spaiç

Bullgaria propozon për të paraqitur Ballkanin si një destinacion turistik

Në takimin në Podgoricë të ministrit të turizmit të Bullgarisë, Evtim Milloshev, dhe kryeministrit të Malit të Zi, Milojko Spaiç, u diskutua për të ardhmen e bashkëpunimit rajonal në turizëm dhe nevojën për përmirësimin e lidhjeve ajrore ndërmjet..

botuar më 24-10-22 3.14.MD

37% gati për të votuar më 27 tetor, sipas sondazhit të “Market Links”

5 ditë para zgjedhjeve të 7-ta të jashtëzakonshme parlamentare, GERB-SDS është forca e parë politike me 24% preferencë. Pas tyre renditet “Po e vazhdojmë ndryshimin – Bullgaria Demokratike me 14,1%. “Vazrazhdane” është e treta me 13.1%, dhe e katërta..

botuar më 24-10-22 10.41.PD
Bill Nellsën

Drejtori i NASA-së Bill Nellsën mbajti një leksion në Sofje

Mundësitë për zgjerimin e bashkëpunimit ndërkombëtar në kërkimet dhe teknologjitë hapësinore diskutuan presidenti Rumen Radev dhe drejtori i Administratës Kombëtare të Aeronautikës dhe Hapësirës (NASA) Bill Nellsën. Nellsën mbajti një leksion..

botuar më 24-10-22 9.46.PD