Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Tema nga radio rrjeti evropian "Euranet Plus": Borisllav Mavrov: Zgjedhjet 2 në 1 në Bullgari praktikisht e mbytën bisedën për të ardhmen e Evropës

Dimensionet gjeostrategjike në zgjedhjet e ardhshme evropiane

Temat prioritare për Bullgarinë mbeten lufta kundër varfërisë dhe krijimi i vendeve të reja të punës

Foto: arkiv

Evropa përballet me zgjedhje të rëndësishme strategjike mes luftës së vazhdueshme në Ukrainë, e cila nuk tregon asnjë shenjë të de-përshkallëzimit në të ardhmen e afërt, dhe konfliktit midis Izraelit dhe Hamasit, i cili kërcënon sigurinë rajonale dhe ndërkombëtare. Për më tepër, shqetësimet kryesore gjeostrategjike – duke përfshirë marrëdhëniet me SHBA-në, Kinën dhe Rusinë – kërkojnë vëmendje strategjike nga lidershipi i ardhshëm i Bashkimit Evropian. Situata gjeopolitike e bën edhe më të rëndësishme votimin në zgjedhjet evropiane, sipas 81% të evropianëve të anketuar – ky është përfundimi i përgjithshëm i sondazhit të fundit të Eurobarometrit para zgjedhjeve të Parlamentit Evropian në të gjitha shtetet anëtare. Mbrojtja dhe siguria e BE-së janë çështje gjithnjë e më të rëndësishme ku BE-ja duhet të fokusohet. Kështu, të anketuarit në 9 shtete anëtare janë të bindur se biseda për mbrojtjen dhe sigurinë evropiane duhet të jetë e para në fushatën zgjedhore. Në Danimarkë - kjo është 56% e qytetarëve, e ndjekur nga Finlanda - 55%, Lituania - 53%, Holanda - 50% e të anketuarve, në Estoni dhe Letoni - 47% gjithashtu e konsiderojnë mbrojtjen dhe sigurinë evropiane si prioritet kryesor për fushatën e zgjedhjeve evropiane, pasuar nga Republika Çeke dhe Gjermania – përkatësisht me 45% dhe 41%.


Gazetari nga radioja KUKU në Estoni Timo Trave përshkruan situatën parazgjedhore në vendin e tij:

"Debati kryesor, mjaft e kuptueshme në dritën e zgjedhjeve, ka të bëjë me sigurinë, luftën në Ukrainë dhe ndihmën për Ukrainën. Çështjet që lidhen me ekonominë dhe tregun e lirë që Parlamenti Evropian duhet të zgjidhë mbeten më prapa, madje mund të thuhet se nuk ekzistojnë”.

Megjithëse të anketuarit në Holandë kanë treguar mbrojtjen dhe sigurinë evropiane si prioritet kryesor - vëmendja politike dhe mediatike gjatë fushatës janë përqendruar në formimin e qeverisë së koalicionit rreth formacionit të liderit të ekstremit të djathtë Geert Wilders - tha për BNR gazetarja Daniella Gorçeva, e cila jeton në Holandë. Megjithatë, Gorçeva thekson se kritikat e holandezëve ndaj BE-së janë në rritje, veçanërisht në drejtim të migracionit, sigurisë dhe mbrojtjes evropiane:

Daniella Gorçeva

Kritikat në Holandë dhe në vende të tjera ndaj mbrojtjes së Bashkimit Evropian është e madhe. Shqetësimet këtu për sulmin e Rusisë ndaj Ukrainës janë të mëdha dhe njerëzit në Holandë e mbështesin fort Ukrainën. Holanda po bën shumë në këtë drejtim dhe shumica e njerëzve duan që BE-ja të ndërmarrë vërtet hapa të rëndësishëm drejt sigurisë dhe mbrojtjes evropiane. "

Tema e neutralitetit klimatik është neglizhuar si prioritet nga qytetarët evropianë të anketuar. Është një prioritet kryesor vetëm në Suedi, kurse në Bullgari - vetëm 10 për qind e të anketuarve interesohen për këtë. Tranzicioni i gjelbër dhe politikat kundër ndryshimeve klimatike janë gjithashtu në prapavijë në një vend si Franca, i cili ka përjetuar një sërë kataklizmash natyrore – thotë gazetari francez Romain L'Hostis:

"Kam ndjenjën se çështjet mjedisore janë të heshtura. Nuk është se nuk mendojmë më për to, sepse trazirat klimatike ishin një problem gjatë gjithë vjeshtës dhe dimrit në veri të Francës, si dhe përgjatë bregdetit perëndimor të Atlantikut i cili pësoi dëme nga stuhi të vazhdueshme dhe të forta këtë vit. Megjithatë, në lajme, në fjalimet e kandidatëve dhe liderëve tanë politikë, çështjet që shfaqen më shpesh janë ato që lidhen me sigurinë ndërkombëtare.”

Sipas sondazhit të fundit të Eurobarometrit, tema kryesore për bullgarët në fushatën zgjedhore të Parlamentit Evropian duhet të jetë lufta kundër varfërisë dhe përjashtimit social - këtë e kanë treguar rreth 50% e pjesëmarrësve në sondazh, dhe mbështetja për ekonominë dhe hapjen e vendeve të punës - respektivisht 40%, pasuar nga problemet e shëndetit publik, të cilat janë shprehur nga më shumë se 1/3 e të anketuarve. Çështjet e migracionit kanë të bëjnë vetëm me 11% të bullgarëve, dhe 24% kanë prioritet mbrojtjen dhe sigurinë evropiane.

Zgjedhjet e radhës të parakohshme në Bullgari, të cilat do të mbahen paralelisht me votimin për Parlamentin Evropian, i kanë shtyrë shumë prapa temat për të ardhmen e Bashkimit Evropian. Për BNR, drejtori i programit të Institutit Evropian në Sofje, Borisllav Mavrov, vuri në dukje më shumë të dhëna thelbësore për Bullgarinë, të pasqyruara në sondazhin e Eurobarometrit:

Borisllav Mavrov

Së pari më bën përshtypje qëndrimi dhe vullneti i ndryshëm për të marrë pjesë në këto zgjedhje. Ka një ndryshim prej rreth 20% sa i përket gatishmërisë së qytetarëve për të votuar në zgjedhjet evropiane dhe duhet theksuar se në Bullgari ky qëndrim prej rreth 40% është pak i fryrë, krahasuar me atë se sa do të ishte gatishmëria e bullgarëve për të votuar. nëse zgjedhjet nuk do të ishin 2 në 1. Atëherë do të kisha supozuar se rezultatet do të ishin edhe më të ulëta. Në përgjithësi, pjesëmarrja në zgjedhjet evropiane nuk ngjall shumë interes tek qytetarët evropianë, por në këto zgjedhje vërehet një trend tjetër. Është e qartë se qytetarët e BE-së aktualisht janë shumë më të shqetësuar për të ardhmen e tyre, shumë më strategjik në aspektin e analizimit të situatës, dhe kjo shpjegon deri diku dëshirën e tyre për t'u përfshirë në mënyrë më aktive në zgjedhjet evropiane. Nga ana tjetër, në Bullgari, zgjedhjet evropiane tradicionalisht vazhdojnë të perceptohen si zgjedhje dytësore për nga rëndësia, nga të cilat nuk varet asgjë, ose të paktën jeta e përditshme e qytetarëve të vendit nuk varet drejtpërdrejt.”

A mendoni se zgjedhjet 2 në 1 po e zhvendosin retorikën nga vota evropiane dhe rëndësia e zgjedhjeve evropiane?

Pa dyshim që zgjedhjet 2 në 1 praktikisht e mbytën bisedën europiane, debatet për të ardhmen e Europës, rolin e BE-së në Bullgari, për shkak të formatit të zgjedhjeve 2 në 1 – zgjedhje parlamentare të jashtëzakonshme dhe europiane – mund të themi se nuk ka biseda evropiane, nuk ka debat për politikat evropiane, nuk ka vizion se çfarë lloj Evrope duam të jemi dhe si duhet të qeveriset Evropa pas këtyre zgjedhjeve. Megjithatë, duhet të theksojmë edhe një gjë tjetër, se zhvillimi i dy zgjedhjeve në të njëjtën ditë, ndoshta do të çonte në një pjesëmarrje më të madhe të votuesve në zgjedhjet evropiane sesa nëse ato do të ishin mbajtur në një ditë tjetër, por këtu më tepër po flasim për një kontribut mekanik dhe jo aq për një zgjedhje të vetëdijshme të bullgarëve për të votuar për Parlamentin Evropian.

Theksi kryesor i sondazhit të Eurobarometrit është se situata gjeopolitike e bën votën shumë të rëndësishme dhe një pjesë e madhe e të anketuarve në shtetet anëtare i kushtojnë një rëndësi të madhe sigurisë dhe mbrojtjes evropiane. Pse jemi në regjistrin e ulët, çfarë, sipas jush, i detyrohet e gjithë kjo?

Për Bullgarinë shohim se sfidat gjeostrategjike nuk janë në asnjë mënyrë motivuese që qytetarët bullgarë të votojnë më 9 qershor për Parlamentin Evropian. Është e vështirë të japësh një përgjigje të qartë se cili është shkaku për këtë. Ndoshta në radhë të parë duhet theksuar se edhe për elitën politike në Bullgari nuk është veçanërisht alarmante kjo që po ndodh rreth nesh, pasi vetëm pak javë më parë u shpallën zgjedhje të parakohshme parlamentare nga disa parti politike, dhe pikërisht në këtë mjedis, në të cilin ka konflikte ushtarake dhe tensione të rënda strategjike pranë vendit. Duke qenë se nuk ka qenë problem për këto parti politike që në këtë situatë ta sjellin vendin në zgjedhje, nuk mund të presim që edhe qytetarët të shqetësohen dhe t'i shohin këto zgjedhje evropiane si diçka të rëndësishme strategjike për ta, për të ardhmen e vendit, për sigurinë e Bullgarisë.

Si e shpjegoni faktin që bullgarët nuk e konsiderojnë migrimin si një problem, duke qenë se vendi ynë është një kufi i jashtëm i BE-së, në sfondin e studimeve të tjera në vendet anëtare, të cilat i japin një prioritet shumë të lartë kësaj teme dhe njerëzit janë të shqetësuar, sidomos në kulmin e luftërave?

Për mua është e pashpjegueshme, sepse lënda e migrimit është shumështresore. Shohim që përsëri toni i përgjithshëm i debateve në zgjedhjet kombëtare arrin disi ta mbyt edhe këtë temë. Ajo që identifikohet më shpesh në media si çështje të fushatës janë skandalet, bisedat për formatet e ardhshme të koalicionit, krimi, blerja e votave, por një çështje kaq e madhe si migrimi dhe azili praktikisht mungon.

A mund ta lidhim përqindjen më të lartë të qytetarëve europianë që i kushtojnë një rol të rëndësishëm problemit të migracionit me valën e ekstremit të djathtë, që pritet të ndikojë në përbërjen e re të Parlamentit Europian pas zgjedhjeve evropiane?

Po, në vendet e tjera anëtare të BE-së duket se mund të bëjmë një lidhje të tillë reciproke, por është interesante që në Bullgari nuk mundemi, sepse tema e migrimit mungon edhe në fushatën e partive të ekstremit të djathtë në vend. Te ne kjo temë thjesht mungon, ndërsa në Europë është vija ndarëse që shtyn dhe motivon një pjesë të qytetarëve europianë për të votuar. Megjithatë, nuk po pres që të ketë përqindje veçanërisht të ndryshme të këtyre partive ekstreme, kur të rregullohet e gjithë tabloja pas zgjedhjeve për Parlamentin Evropian, por padyshim që pesha e tyre, prania e tyre do të jetë e dukshme. Deri në çfarë mase do të materializohej në formimin e disa fraksioneve që do të kishin një peshë të veçantë në raport me të ardhmen e Evropës, unë jam mjaft skeptik.

Ky material është përgatitur në kuadër të radio rrjetit evropian “Euranet Plus”. Mund ta dëgjoni atë me tingullin e tij origjinal në bullgarisht KËTU.

Foto: arkiv, Аni Llozeva, BTA

Përgatiti në shqip dhe publikoi: Vesella Mançeva



Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Kuzhina bullgare hyri në top 15 të Evropës

Kuzhina bullgare renditet e 14-ta nga të gjitha kuzhinat kombëtare në Evropë në renditjen prestigjioze të faqes së specializuar të kuzhinës TasteAtlas, njoftoi BNR Varna. Renditja bëhet çdo vit në bazë të vlerësimit nga përdoruesit e faqes. Bullgaria..

botuar më 24-06-24 1.25.MD

Dhurata e Rrëshajëve është jetë e bollshme

Të dielën e tetë pas Ngjalljes së Krishtit, ne kremtojmë një nga festat më të rëndësishme për mësimin e krishterë, Rrëshajën. Në këtë ditë, Fryma e Shenjtë - Personi i Tretë i Trinisë së Shenjtë - zbret në tokë për t'iu shfaqur dymbëdhjetë apostujve,..

botuar më 24-06-23 6.10.PD

Ditët e jogës mbledhin adhurues të praktikave shpirtërore në Bullgari

Për të dhjetën vit radhazi në ditët rreth 21 qershorit, shumë vende të botës festojnë festivalin e jogës. Në Bullgari, nga 15 deri më 23 qershor, 44 vendbanime, duke përfshirë qytetet më të mëdha - Sofje, Plovdiv, Stara Zagora, Burgas, Varna, Ruse,..

botuar më 24-06-22 9.10.PD