Përkthyesit Jan Mahei (Republika Çeke), Elvira Bormann (Gjermani), Hanna Sandborg (Suedi), Hanna Karpinska (Poloni) dhe Livia-Maria Nistor (Rumani) do të jenë rezidentë deri në tetor në Shtëpinë e Letërsisë dhe Përkthimit. Shtëpia është një projekt i përbashkët i Fondacionit “Faqja tjetër” dhe i Bashkisë Metropolitane dhe funksionon prej 10 vitesh në shtëpinë e artistit të njohur të shekullit të kaluar, Nenko Ballkanski. Gjatë qëndrimit të tyre krijues në Sofje, të ftuarit do të kërkojnë autorë dhe tituj të rinj për përkthim për t'iu ofruar audiencës dhe botuesve të huaj.
Jan Mahei është përkthyes, flet bullgarisht dhe spanjisht. Elvira Borman është një përkthyese letrare nga dhe në bullgarisht dhe ka punuar në Redaksinë e Gjuhës Gjermane të Radio Bullgarisë. Hanna Sandborg është një përkthyese, mësuese dhe studiuese. Hana Karpinska u diplomua për filologji sllave në Universitetin Jagielloński në Krakov, në degën e gjuhës dhe letërsisë bullgare. Ajo ka mbi 30 vjet përvojë si përkthyese. Livia-Maria Nistor është përkthyese dhe mësuese, doktoreshë e letërsisë moderne bullgare në Universitetin e Bukureshtit me një disertacion mbi romanin modern bullgar.
Lexoni më shumë:
Filmi “Made in EU” me regji të Stefan Komandarev mori Çmimin e Madh për film artistik në edicionin e 43-të të Festivalit Bullgar të Filmit “Trëndafili i Artë” . Sipas jurisë, kjo është një vepër pa kompromis që, përveçse pasqyron frymën e..
Në pranverën e vitit 2025, Pallati Kombëtar i Kulturës (NDK) rifilloi festivalin e tij më të pasur me zhanre pas një ndërprerjeje 10-vjeçare. Për herë të parë në historinë e "Sallonit të Arteve", një edicion i dytë do të mbahet brenda të..
I vetmi lektorat për gjuhën, letërsinë dhe kulturën bullgare në Gjeorgji gjen një mjedis të përshtatshëm në Universitetin Shtetëror të Sokhumit në Tbilisi dhe po bën hapa gjithnjë e më të sigurt. Shkolla bullgare në kryeqytetin gjeorgjian gjithashtu po..