Kompani nga 25 vende do të prezantojnë risitë në industrinë e mbrojtjes në Ekspozitën Ndërkombëtare për Produkte dhe Shërbime të Mbrojtjes "Hemus 2024" në Plovdiv. Forumi do të mbahet nga 5 deri më 8 qershor 2024 në Qytezën e Panairit Ndërkombëtar të Plovdiv nën moton "Mbrojtja, Antiterrorizmi dhe Siguria". Ky është edicioni i 16-të i forumit të specializuar dhe më i forti që nga krijimi i tij në vitin 2006, njoftoi qendra e shtypit e panairit. 147 kompani nga 25 vende do të formojnë ekspozitën në tre salla dhe në një hapësirë nga 10 000 metra katror. Ekspozita mbahet nën patronazhin e Ministrisë së Mbrojtjes dhe Ministrisë së Ekonomisë dhe Industrisë. Organizatori kryesor është Fondacioni "Hemus - 95".
Qëllimi politik i qeverisë është anëtarësimi i plotë i Bullgarisë në Organizatën për Bashkëpunim dhe Zhvillim Ekonomik (OECD) deri në fund të vitit 2026, u tha zëvendëskryeministri Grozdan Karaxhov përfaqësuesve të biznesit britanik në vendin tonë...
Dyzet e nëntë për qind e inxhinierëve dhe shkencëtarëve të punësuar në vendin tonë janë gra, u bë e qartë në tryezën e rrumbullakët "Gratë në Inovacion" të mbajtur në Sofje. Në sektorin e teknologjisë, 27% e specialistëve të IT-së janë gra, gjë që na..
Këshilli Bashkiak në Karllovo vendosi të fillojë procedurën për ndryshimin e statusit të pronës në të cilën është planifikuar ndërtimi i një fabrike baruti dhe municionesh - në bashkëpronësi të “Vazovski Mashinostroitellni Zavodi” – VMZ (Fabrikat e..
Po bie ndjeshëm besimi i bullgarëve në lidhje me financat e tyre personale. Këtë e tregon një anketim i Agjencisë Sociologjike “Mjara”, i zhvilluar midis..
Popullatat e shqiponjës së kryqëzuar, shqiponjës së zezë, shqiponjës ballëbardhë dhe shqiponjës egjiptiane në parqet natyrore “Vraçanski Ballkan”, “Gurët..
Brenda një muaji nga fillimi i kontrollit të shpejtësisë mesatare në 12 segmente rrugore të vendit, kamerat e Administratës Kombëtare të Tarifave..