Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Zgjedhjet 2024

Fushata për zgjedhjet evropiane mbeti nën hijen e zgjedhjeve të radhës të parakohshme parlamentare në Bullgari

Ekonomisti Evgeni Kënev për Radio Bullgarinë: Bullgarët nuk janë aq të interesuar se çfarë do të bëjnë deputetët tanë në PE

Foto: EPA/BGNES

Të dielën, më 9 qershor, Bullgaria zgjedh përbërjen e Asamblesë së 50-të Kombëtare. Këto janë zgjedhjet e gjashta të parakohshme parlamentare me radhë brenda dy vitesh e gjysmë, por këtë herë ato përkojnë edhe me zgjedhjen e Parlamentit të ri Evropian, pas së cilës bullgarët duhet të dërgojnë atje 17 përfaqësuesit e tyre. Megjithatë, fushata për një parlament kombëtar sikurse e zëvendësoi debatin evropian në vendin tonë në një kohë kur Bullgaria është në prag të eurozonës dhe shoqëria jonë është e ndarë mes mbështetjes për euron dhe shqetësimit për një rritje të mundshme të inflacionit me humbjen e monedhës kombëtare.


Lufta kundër varfërisë është një nga temat kryesore për evropianët në fushatën aktuale të PE, sipas një sondazhi të Eurobarometrit nga muajt shkurt-mars të këtij viti. Për 1/3 e të anketuarve kjo ka rëndësi parësore, e ndjekur nga tema e kujdesit shëndetësor (32%), krijimi i vendeve të reja të punës dhe siguria dhe mbrojtja me përqindje të barabarta (31%). Sipas votuesve, prioritet në politikën e Bashkimit është edhe energjia, por debati në Bullgari për të gjitha këto tema dhe vendimet që duhet të mbrohen në Parlamentin e ardhshëm Evropian është i plogësht dhe nuk angazhon mjaft shoqërinë.

Zgjedhjet e ardhshme evropiane do të jenë shumë më ndryshe nga ato të fundit të 2019-ës – parashikon politologu Ivan Krëstev gjatë një diskutimi në Sofje, kushtuar votës evropiane.

Ivan Krëstev

“Në vitin 2019, zgjedhjet u zhvilluan pothuajse tërësisht nën hijen e Brexit. Nëntëmbëdhjetë parti në vende të ndryshme të Bashkimit Evropian kërkuan një referendum ose për pjesëmarrjen e vendit të tyre në Bashkimin Evropian, ose për euron. Zgjedhjet aktuale, nga ky këndvështrim, janë të ndryshme. Shumë nga partitë që donin referendume të tilla në atë kohë tani nuk i kërkojnë më. Bullgaria është më tepër një përjashtim në këtë drejtim. Pas këtyre 5 viteve, të cilat u ndikuan kryesisht si nga kriza e Covid-it, ashtu edhe nga agresioni rus në Ukrainë, shumë nga partitë ekstreme majtas dhe djathtas papritmas pushuan së dëshiruari të largoheshin nga BE. Për mua, një nga karakteristikat më të rëndësishme të këtyre zgjedhjeve është kombinimi shumë i veçantë i fragmentimit dhe polarizimit. Ka polarizim, por nuk është polarizimi i vjetër mes atyre që duan të largohen dhe atyre që duan të qëndrojnë në BE. Polarizimi u përket temave të ndryshme. Evropa doli të ishte shumë më e bashkuar pikërisht sepse përjetoi pesë kriza të mëdha në të njëjtën kohë /krizë klimatike, e inflacionit, me refugjatët, Covid dhe lidhur me luftën në Ukrainë - red./ dhe secila prej tyre ka kuptim për njeriun e veçantë.

Zgjedhjet evropiane nuk janë në syrin e partive bullgare, thotë zëvendësdrejtoresha e Këshillit Evropian për Politikë të Jashtme, Vesella Çerneva.

Vesella Çerneva

“Në të vërtetë, këto zgjedhje mund të ishin përgatitur mirë, pasi për të filloi të flitej disa muaj më parë. Në momentin që u bë e qartë se do të përkonin me ato kombëtare, partitë politike absolutisht pushuan së interesuari për këtë temë, duke i përqendruar përpjekjet e tyre në fushatën kombëtare. Pyetjes se çfarë po bëjmë ne në Bashkimin Evropian, unë i përgjigjem kështu - mendoj se ky është një borxh i madh i politikanëve bullgarë, të cilët kurrë nuk duan të merren me këtë çështje.”

Fakti që debati për të ardhmen e BE-së gjatë mandatit të ardhshëm të PE-së është zhvendosur nga temat e brendshme politike është shqetësues, por jo befasues - pohon edhe ekonomisti Evgeni Kënev.

Evgeni Kënev

Bullgarët nuk janë aq të interesuar se çfarë do të bëjnë deputetët tanë në Parlamentin Evropian – shpjegoi Kënev në një intervistë për Radio Bullgarinë. - Madje, do të thosha, ka një qëndrim shumë negativ ndaj eurodeputetëve, sepse ata konsiderohen si njerëz që shkojnë atje për rroga të mëdha dhe si njerëz që janë të lidhur me drejtorinë e partive, pa pasur vetë asnjë rol në këtë Parlament Evropian. Tema evropiane është më tepër në plan të dytë, sepse roli i Bashkimit Evropian dhe se si ai ndikon në jetën e bullgarëve nuk është i njohur në Bullgari”.

Sipas Kënev, ndryshimi është i mundur, por ai duhet të fillojë në nivelin politik dhe të vazhdojë në nivelin mediatik:

“Kjo varet natyrshëm nga vetë partitë dhe së dyti – nga udhëheqja e shtetit, dhe më konkretisht nga Këshilli i Ministrave, i cili ka për detyrë t'ia shpjegojë shoqërisë, dhe nga Radioja Kombëtare Bullgare (BNR) dhe Televizioni Kombëtar Bullgar (BNT) - mediat publike, të cilat në fakt kanë për detyrë të shpjegojnë në mënyrë popullore se pse jemi në Bashkimin Evropian, cili është ndryshimi midis Bashkimit Evropian dhe Bashkimit Sovjetik, që shumë bullgarë nuk e kuptojnë, dhe pse Bullgaria ka përfitime të mëdha nga anëtarësimi i saj? Këto gjëra janë jashtëzakonisht të rëndësishme për mënyrën në të cilën funksionon shoqëria jonë dhe do të bëhet shumë e qartë se pse ne nuk jemi, në praktikë, një anëtar i denjë i Bashkimit Evropian sepse nuk kemi sundim të ligjit, gjë që është vlera themelore e Bashkimit Evropian. Një pikë kyçe është se partitë që nuk janë të interesuara për sundimin e ligjit nuk janë të interesuara për të promovuar Bashkimin Evropian”.

Lexoni më shumë:


Foto: BGNES, arkiv personal Evgeni Kënev

Përgatiti në shqip dhe publikoi: Vesella Mançeva



Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Ngjarjet me adresë ballkanike

Shqipëria dhe Mali i Zi realizuan progres në integrimin evropian gjatë vitit 2024 Udhëheqësit e BE-së u takuan më 18 dhjetor me homologët e tyre nga Ballkani Perëndimor. Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, bëri thirrje..

botuar më 24-12-21 9.50.PD
Kryeministri bullgar në detyrë Dimitër Gllavçev dhe presidenti i Ukrainës Volodimir Zelenski

BNR njoftoi përmbajtjen e marrëveshjes bullgaro-ukrainase të sigurisë

Radioja Kombëtare Bullgare (BNR) - “Horizont” disponin projekt-marrëveshjen për bashkëpunim 10-vjeçar në fushën e sigurisë mes Bullgarisë dhe Ukrainës. Dokumenti prej 20 faqesh, nënshkrimi i të cilit u shty, përcakton se Bullgaria do të sigurojë trajnime..

botuar më 24-12-20 12.03.MD

Ngjarjet me adresë ballkanike

Në Rumani, një koalicion do të mbrojë rrugën evropiane të vendit Presidenti rumun Klaus Iohannis mblodhi parlamentin e ri të vendit më 20 dhjetor. Zgjedhjet parlamentare, të cilat u zhvilluan më 1 dhjetor, u fituan nga socialdemokratët në..

botuar më 24-12-14 9.30.PD