Nuk është ende e qartë se kush do ta përfaqësojë vendin tonë në samitin e NATO-s, i cili do të mbahet në mes të korrikut në Uashington, tha për gazetarët kryeministri në detyrë Dimitër Gllavçev. Ai shpreson se deri atëherë do të ketë një qeveri të rregullt dhe se ajo do të përcaktojë se kush do ta udhëheqë delegacionin bullgar. Në rast të kundërt, kryeministri do t'i drejtohet Kuvendit Kombëtar.
I pyetur se kush do ta përfaqësojë Bullgarinë në Uashington, presidenti Rumen Radev u përgjigj të hënën se vendimi është në kompetencat e Këshillit të Ministrave "me të gjitha pasojat dhe përgjegjësinë historike, sepse ky është një samit ekzistencial, në të cilin do të merren vendime për luftën dhe paqen".
Kreu i shtetit theksoi se nëse ai vetë emërohet, do të mbajë qëndrimin e shprehur tashmë për të kërkuar një rrugë diplomatike për t'i dhënë fund luftës midis Rusisë dhe Ukrainës.Dy vendet tona kanë një rol të rëndësishëm në lidhjen midis Evropës dhe Azisë përmes Korridorit të Transportit Trans-Kaspik. Kjo u deklarua në Tashkent nga Presidenti Rumen Radev gjatë bisedimeve plenare midis delegacioneve të Bullgarisë dhe..
Bullgaria mori pjesë në forumin ndërkombëtar “Rruga Evropiane e Trashëgimisë së Kripës”. Iniciativa u mbajt nga 5 deri më 8 qershor në Minierën Wieliczka pranë Krakovit në Poloni, njoftoi Instituti Kombëtar Arkeologjik me Muze i Akademisë Bullgare të..
Autostrada e ardhshme Rilla nga pika kufitare Gjueshevo deri në Dupnica do të kushtojë rreth 1.5 miliardë euro. Kjo u tha në një takim pune te guvernatori i rajonit Kjustendill me ekspertë, deputetë dhe kryetarë bashkish të rrugës së ardhshme...
Edicioni i tetëmbëdhjetë i Sofia Pride do të mbahet sot, 14 qershor, në kryeqytet nën sloganin "Ne jemi njerëz, jo propagandë". Me të, organizatorët duan..
Vetëm 6% e bullgarëve bëjnë një stil jetese plotësisht të shëndetshëm. Kjo tregohet nga një studim sociologjik mbi zakonet shëndetësore të bullgarëve nga..