Me një epërsi prej afro 10%, GERB-SDS kryeson renditjen e miratimit të votuesve që do të votojnë për parlamentin kombëtar dhe atë evropian më 9 qershor, sipas një studimi të "Alpha Research". Informacioni u mblodh nga data 1 deri më 4 qershor përmes një interviste direkte të standardizuar me tableta të 1000 qytetarëve të rritur, të realizuar me fonde të veta.
Koalicioni GERB-SDS merr 25.1% mbështetje për Asamblenë Kombëtare, e ndjekur nga “Po e vazhdojmë ndryshimin – Bullgaria Demokratike” (PP-DB) -15.4%, "Vëzrazhdane" - 15.2%, Lëvizja për të Drejta dhe Liri (DPS) - 14.8%, Partia Socialiste Bullgare (BSP) - 8.1% dhe “Ka një popull të tillë” (ITN) - 6.2%. “Bullgaria Blu” me 3,3% dhe “Bullgaria Solidare” me 2,4% mbeten nën barrierën për të hyrë në parlament.
“Një nga çështjet kryesore në këto zgjedhje do të jetë renditja e lojtarëve të dytë, të tretë dhe të katërt politik”, komentoi Pavell Vëllçev nga agjencia sociologjike.
Dyzet e dy për qind e njerëzve kanë thënë se do të votonin në zgjedhje. Prej tyre, 72% kanë vendosur se kë do të mbështesin, 16% e kanë bërë këtë gjatë fushatës zgjedhore dhe 12% ende hezitojnë.Shuma neto e pagës minimale nga viti 2026 do të jetë 970 leva (467 euro), ndërsa brutoja – 1287 leva (620 euro). Ajo do të jetë më e ulëta në të gjithë Bashkimin Evropian. Këtë e deklaroi për bTV Pllamen Dimitrov, president i Konfederatës së..
Deri më 10 tetor, anija çminuese bullgare “Shkvall” dhe anijet e Grupit Detar Kundër Minave në Detin e Zi do të marrin pjesë në stërvitjen shumëkombëshe Poseidon-25, njoftoi Ministria e Mbrojtjes. Aktivizimi i shtatë i Grupit Detar Kundër Minave në..
Ministrat e punëve të brendshme, Daniel Mitov, dhe ai i zhvillimit rajonal dhe rindërtimit, Ivan Ivanov, diskutuan procedurat e para për rikuperimin e dëmeve nga reshjet e dendura të ditëve të fundit, njoftoi zyra e shtypit e Ministrisë së Punëve të..
“Sot kemi një lajm dhe ai është se Lukoil më në fund ka gjetur një blerës për rafinerinë e Burgasit. Këtë nuk e kuptojmë përmes një letre zyrtare nga..
Të enjten , më 9 tetor, mbi gjysmën lindore të vendit, vranësirat do të mbeten të konsiderueshme. Në orët e mëngjesit, në shumë vende do të ketë ende..
Shoqata Kombëtare e Mbarështuesve të Deleve dhe Dhive kërkoi dorëheqjen e Ministrit të Bujqësisë Georgi Tahov dhe drejtorit të Agjencisë së Ushqimit..