Bullgaria është anëtare e BE-së që nga 1 janari 2007. Megjithatë, vendi ynë kishte përfaqësuesit e tij në Parlamentin Evropian (PE) edhe para anëtarësimit zyrtar. Në vitin 2005, Kuvendi Popullor zgjodhi 18 deputetë bullgarë të cilët kishin statusin e vëzhguesve evropianë. Deri në anëtarësimin e Bullgarisë në BE, ata kishin të drejtë të merrnin pjesë në të gjitha mbledhjet e Parlamentit Evropian - grupet politike, komisionet dhe seancat plenare, por pa të drejtë vote. Ata gjithashtu mund të mbanin fjalime në të gjitha mbledhjet, përveç atyre plenare.
Pas pranimit tonë në BE, përfaqësuesit bullgarë në PE morën të drejtat dhe shpërblimin e deputetëve të rregullt. Mandati i tyre zgjati deri në vitin 2009, kur Bullgaria, për herë të parë në historinë e saj politike, zgjodhi eurodeputetët e saj. Atëherë përfaqësuesit e popullit të 6 partive dhe koalicioneve e zëvendësuan ndërtesën e Kuvendit Popullor në Sofje me atë të Parlamentit Evropian. Në zgjedhjet evropiane, në vitin 2014, qytetarët bullgarë dërguan në PE përfaqësues të 5 formacioneve politike vendase, dhe po aq mbetën në mandatin e ardhshëm - nga 2019 deri në 2024. Nga viti 2024, vendet në Parlamentin Evropian rriten me 15, ku 12 prej vendeve anëtare marrin një numër më të madh të deputetëve, por në përputhje me rregullin që asnjë vend nuk mund të ketë më shumë se 96 dhe më pak se 6 mandate parlamentare.
Në Parlamentin e BE-së prej 720 vendesh, Bullgaria ruan numrin e përfaqësuesve të saj - 17. Kandidatëpër to paraqitën 31 parti dhe koalicione bullgare. Sipas ligjit në Bullgari votimi është i detyrueshëm, ai bëhet personalisht nga zgjedhësi dhe përfaqëson përmbushjen e detyrës së tij qytetare.
Më 9 qershor zgjedhjet evropiane mbahen në 20 nga 27 shtetet anëtare. Votimi zhvillohet sipas sistemit zgjedhor proporcional me lista zgjedhore kombëtare të partive politike, koalicioneve dhe kandidatëve të pavarur me votim preferencial.
Votat preferenciale të dhëna për kandidatët individualë merren parasysh nëse numri i votave të marra për kandidatin është të paktën 15% e votave reale të dhëna për listën përkatëse të kandidatëve.
Vetë dita e zgjedhjeve kalon sipas rregullave kombëtare të zgjedhjeve në çdo shtet anëtar. Ndryshe nga vota për parlamentin kombëtar, ku partisë i kërkohet të marrë 4 për qind të votave aktuale për të qenë pjesë e Kuvendit Popullor, nuk ka një prag zyrtar zgjedhor për PE në Bullgari. “Sipas të dhënave jozyrtare është rreth 5.13 për qind” – treguan nga përfaqësia e PE në Sofje.
Të drejtën e votës e kanë shtetasit bullgarë të cilët kanë mbushur moshën 18 vjeç dhe kanë jetuar në mënyrë të vazhdueshme për të paktën tre muajt e fundit në Bullgari ose në një shtet tjetër anëtar të BE-së dhe nuk janë vënë nën ndalim, as nuk janë duke vuajtur dënimin e privimit të lirisë.
Çdo shtetas i një shteti anëtar të BE-së, i cili nuk është shtetas bullgar, ka të drejtë të zgjedhë anëtarë të Parlamentit Evropian nga Republika e Bullgarisë, nëse ka mbushur moshën 18 vjeç, ka statusin e një personi të qëndrimit afatgjatë ose të përhershëm në Bullgari, ka jetuar përgjithmonë për të paktën tre muajt e fundit në Bullgari ose në një shtet tjetër anëtar të BE-së, nuk është i privuar nga e drejta e votës në shtetin anëtar, shtetas i të cilit është, dhe ka deklaruar më parë me shkrim dëshirën e tij të ushtrojë të drejtën e tij të votës në territorin e Bullgarisë.
Të drejtën për t'u zgjedhur anëtar i Parlamentit Evropian nga Bullgaria ka çdo shtetas bullgar që ka mbushur moshën 21 vjeç, ka një adresë të përhershme në vend, ka jetuar përgjithmonë të paktën dy vitet e fundit në Bullgari ose në një tjetër shtet anëtar të BE-së, nuk ka nënshtetësi në një vend jashtë Bashkimit Evropian dhe nuk është vënë në ndalim, as nuk vuan dënimin me heqje lirie.
Më 9 qershor në Bullgari mbahen zgjedhjet "2 në 1" - për deputetë në parlamentin kombëtar dhe për eurodeputetë.
Përpiloi: Joan Kolev
Përgatiti në shqip dhe publikoi: Svetllana Dimitrova
Foto: ec.europa.eu, BGBES ,BGNES (arkiv)
Pasi në vazhdim të shumë viteve një nga urat emblematike të ndërtuara nga mjeshtri murator Koljo Fiçeto shkatërrohej, aktualisht ajo është gati të mirëpresë sërish turistët. Hapja e saj zyrtare do të bëhet brenda pak ditësh - më 23 gusht...
Kompleksi i prodhimit në vendbanimin prehistorik "Kriporja" ("Sollnicata") pranë Provadia (Bullgaria Verilindore) do të jetë objekt i punës kërkimore gjatë sezonit aktual, të 20-të radhazi, arkeologjik në vend. Ai ndodhet rreth 100 metra nga..
Nga data 9 gusht deri më 10 shtator, të gjithë banorët dhe mysafirët e Panagjurishtes do të mund të shohin përsëri origjinalin e Thesarit të Artë të Panagjurishtes, njofton Muzeu Historik në qytet. Rikthimi i tij i fundit ishte në nëntor të vitit..
Arkeologët zbuluan një shishe qelqi shumë të rrallë dhe të vlefshme në një varr të shekullit të II-të në nekropolin jugor të kolonisë romake Deultum..
Arkeologët studiuan një nekropol në zonën Kavacite pranë qytetit bregdetar Sozopoll. Perimetri në të cilin ndodhet është pjesë e historisë së Apolonisë..