“Nëse duhet të bëjmë një krahasim mes Bullgarisë dhe Holandës, të dyja vendet vitin e fundit ranë në një situatë të vështirë lidhur me pamundësinë e formimit të qeverisë. Duheshin krijuar koalicione jashtëzakonisht të vështira dhe kjo nuk mund të mos ndikojë në votën aktuale”, thotë politologia dhe ish kolege e Radio Bullgarisë Hristina Karageorgieva, e cila jeton prej shumë vitesh në Holandë. Ne e kërkuam në fillim të ditës së sotme të zgjedhjeve për të komentuar pikat e rendit të ditës që gjetën dhe NUK gjetën vend në fushatën e kandidatëve për pushtet.
Sipas Karageorgieva, gjithnjë e më shumë votues në vendin tonë dhe në BE po i drejtohen një votimi proteste dhe një nga arsyet është akumulimi i një sërë krizash - ekonomike, shëndetësore, politike etj. Këto pakënaqësi zbuluan vështirësitë e vendeve anëtare për të bashkëpunuar dhe për të zgjidhur problemet e shoqërisë në mënyrë të shpejtë dhe efikase. “Kjo i dha mundësinë shumë partive populliste të konkurrojnë për votën e protestës të qytetarëve, ndonjëherë edhe me shumë sukses” - tha Hristina Karageorgieva dhe shtoi:
“Në Bullgari prej vitesh ekziston mendimi se Evropa është diçka e jashtme dhe Brukseli shpesh perceptohet në kuptimin e një lloj të “Vëllait të Madh”, ose si një analog i Brezhnjevit – kryetarit të Këshillit të Lartë të Bashkimit Sovjetik, i cili nga diku larg na imponon vendime që ne duhet t'i nënshtrohemi.Kjo minon shumë besimin e votuesit bullgar dhe në përgjithësi të njerëzve që ndihen të lënë anashnga klasa politike në 20 vitet e fundit. Dhe ata janë të prirë që në minutën e fundit t'i drejtohen votës jo shumë prestigjioze, por dhe jo aq të deklaruar para agjencive. Ne kemi qenë dëshmitarë të vrullit të partive populliste vitet e fundit. Aktualisht po shohim diçka shumë të ngjashme në të gjithë Evropën. Dhe kjo është se partitë liberale, të cilat deri vonë prezantoheshin mirë, mund të jenë në fakt humbësit më të mëdhenj në këto zgjedhje evropiane.”
Pjesëmarrja tradicionalisht shumë e ulët e votuesve, veçanërisht në zgjedhjet e Parlamentit Evropian, është një shenjë shqetësuese për të gjithë sistemin tonë politik, konsideron Karageorgieva. Ky trend flet për paaftësinë e politikanëve tanë për të organizuar një debat publik për vendin e Bullgarisë në BE. Shumë bullgarë nuk duan të votojnë sepse janë apatikë ose të zemëruar me sistemin.
“Nga ata mund të vijë një surprizë e madhe, sepse në momentin e fundit mund të vendosin të votojnë më së shumti për partitë që mbajnë votën negative dhe ndëshkuese. Nga ana tjetër kemi votuesit pro-evropianë. Ata e shohin BE-në si një familje të madhe ku vendimet merren me konsensus bazuar në vlerat e përbashkëta evropiane. Mirëpo, këta njerëz pak a shumë janë hutuar nga zhvillimet e brendshme politike të dy viteve të fundit, duke përfshirë edhe pamundësinë e sistemit tonë politik për të krijuar një qeveri të unifikuar, prandaj mund të presim surpriza edhe prej tyre.”
Zgjedhjet e tanishme janë shumë të rëndësishme sepse e ardhmja e BE-së ashtu siç është formuluar që nga themelimi i tij tani është në pikëpyetje, përfundon Hristina Karageorgieva nga Holanda.
Përgatiti në shqip dhe publikoi: Svetllana Dimitrova
Foto: Pixabay, EPA/BGNES, arkiv personal
Fertility Europe, rrjeti panevropian i shoqatave të pacientëve me probleme riprodhuese, shpalli fillimin e Javës së nëntë Evropiane të Fertilitetit 2025 , e cila zgjat deri më 9 nëntor. Fushata zhvillohet në të gjithë Evropën dhe do të kalojë nën moton..
"Gëzimi që shihni në sytë e njerëzve që keni ndihmuar nuk mund të përshkruhet me fjalë, duhet të përjetohet!" Kjo u nda nga Veneta Terzieva dhe Valentin Grigorov në Ditën e Iluministëve të Popullit më 1 nëntor. Të dy kanë ndihmuar bullgarë të..
Nga 1 janari 2026, tarifa për lëshimin e një karte identiteti me një periudhë vlefshmërie prej 10 vitesh për një person të moshës 18 deri në 70 vjeç do të jetë 15.34 euro (30 leva), sipas një Dekreti të Këshillit të Ministrave për ndryshimin e..
Eurodeputeti i Partisë Popullore Evropiane, Andrej Kovaçev, bëri thirrje për miratim urgjent të ndryshimeve në Ligjin për Shtetësinë Bullgare gjatë një..
Shtatëvjeçarja Magdalena Stojanova nga Shkolla e Artit “Kolorit” në Pleven fitoi medaljen e artë dhe çmimin e Konkursit Ndërkombëtar për vizatim fëmijësh..
Me moton “Fundin e ka afër – le ta përjetojmë me humor” në qytetin Gabrovo u hap i ashtuquajturi sezoni i 5-të i vitit. Në ditën e 11-të të muajit të..