"Është koha të kemi një qeveri të qëndrueshme dhe jo të kemi kaq shumë zgjedhje. Kjo pengon funksionimin normal të shtetit. Ju e patë se çfarë shkaktoi cikli dyvjeçar i qeverive të përkohshme". Kështu tha më herët gjatë ditës së sotme bashkëkryetari i Lëvizjes për të Drejta dhe Liri /DPS/, Deljan Peevski, kur votoi në zgjedhjet e sotme.
Për “Dnevnik”, kryetari i nderit i DPS-së, Ahmed Dogan, gjatë votimit deklaroi se nuk sheh një formulë të qëndrueshme për dalje nga kriza politike në vend. Pyetjes së “Dnevnik” nëse DPS do të transmetonte një kryeministër, Dogan iu përgjigj “Jo, mendoj se nuk ka nevojë”. Pyetjes sqaruese nëse njëri nga bashkëkryetarët e partisë – Xhevevdet Çakërov apo Deljan Peevski – mund të bëhet kryeministër, ai tha: “Jo, jo!”.
U bë e qartë se qëndrimi i parë zyrtar i DPS-së për zgjedhjet mund të pritet të hënën e 10 qershorit.Foto: BGNES, BTA
Eurodeputeti Ilija Llazarov deklaroi në qytetin Ruse se do të lobojë për ndërtimin e disa shluzave në pjesën bullgare të lumit Danub. Qëllimi i këtyre shluzave është të mbajnë nivelin e ujit në lumë dhe të mundësojnë lundrim gjatë gjithë vitit,..
Ndërtimi i një pjese të autostradës “Rilla”, e cila përfaqëson një degëzim të autostradës “Struma” dhe do të çojë drejt Maqedonisë së Veriut, do t’i jepet me koncesion një investitori privat. Këtë e deklaroi në qytetin Kjustendill ministri i..
Tre persona – dy shtetas bullgarë të rinj dhe një shtetase palestineze e moshuar, anëtare e familjes së njërës prej bullgarëve – janë evakuuar me sukses nga Rripi i Gazës, njoftoi Ministria e Punëve të Jashtme. “Nxjerrja u krye në bashkëpunim të..
Një burrë u mbyt në një garazh nëntokësor të një ndërtese në fshatin turistik Elenite, njoftoi administrata rajonale e Burgasit, e cituar nga BTA. Trupi..
Të shtunën , temperaturat minimale do të jenë nga 2 deri në 7°C, ndërsa në Sofje – 2°C. Reshjet e shiut që kanë filluar gjatë natës do të nisin të..
Këshilli i Ministrave miratoi ndryshimet në Marrëveshjen midis Bullgarisë dhe Maqedonisë së Veriut për përgatitjen, ndërtimin dhe funksionimin e një..