Dita e zgjedhjeve kaloi e qetë, pa incidente të rënda dhe shkelje të rendit publik. Këtë e ka bërë të ditur ministri i punëve të brendshme, Kalin Stojanov. 16 000 punonjës të Ministrisë së Brendshme u angazhuan për ruajtjen e qendrave të votimit dhe për raportimin e shkeljeve. Nga fillimi i fushatës zgjedhore e deri më tani, Ministria e Punëve të Brendshme ka pranuar 583 raportime për blerje të mundshme votash dhe shkelje të tjera zgjedhore. Më shumë sinjale ka në Burgas, Varna dhe Sofje.
Dhe në këto zgjedhje, falja e borxheve dhe përfitimet e tjera sociale u përdorën si mënyra kryesore e parregulluar për të siguruar vota. Stojanov deklaroi se MPB-ja ka bërë përpjekje për të kufizuar sa më shumë këtë fenomen. “Nuk kishte ombrellë për asnjë parti dhe formacion politik”, u shpreh kategorik ministri.Përpjekja e pestë radhazi e deputetëve për të zgjedhur një kryetar të Kuvendit Popullor nuk solli rezultat. Në votim u vunë katër kandidatë - Natalija Kiselova nga "BSP-E majta e bashkuar", Petër Petrov nga "Vëzrazhdane", Raja Nazarjan nga GERB dhe Sillvi..
Me kërkesë të Prokurorisë Evropiane, u kryen kontrolle në Sofje, Burgas, Petriç dhe Rilla në lidhje me një hetim për mashtrim të dyshuar me fonde nga Bashkimi Evropian gjatë restaurimit të një kishe. Në vitin 2017 u zhvillua një prokurim publik..
Investimi në njerëz, arsim, inovacion dhe teknologji është çelësi i suksesit në të ardhmen, tha presidenti Rumen Radev në hapjen e një forumi biznesi në Singapor, ku marrin pjesë përfaqësues të kompanive bullgare dhe singaporiane. Kreu i shtetit..
Në Ditën Ndërkombëtare për Eliminimin e Dhunës ndaj Grave para ndërtesës së Gjykatës së kryeqytetit do të mbahet një marsh proteste organizuar nga..
Sofja do të presë festat e Krishtlindjeve dhe Vitit të Ri me dekorime të shkëlqyera në të gjitha zonat e qytetit. Theksi kryesor në transformimin e..
Pas takimit me homologun vietnamez Lëong Cëong në Hanoi, presidenti Rumen Radev theksoi se Bullgaria do të vazhdojë të mbështesë përpjekjet për..