Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Zgjedhjet 2024

Bullgaria votoi! Po tani çfarë?

Foto: Pixabay

Lodhja nga zgjedhjet, pjesëmarrja jashtëzakonisht e ulët e votuesve (pak mbi 30%), të rinjtë në qendrat e votimit dhe një shpresë e brishtë, thuajse e paperceptueshme për stabilitet dhe normalitet politik. Kështu mund t'i përshkruajmë zgjedhjet e kaluara të dielën për bullgarët në mbarë botën. Radio Bullgaria për të gjashtën herë radhazi në tre vitet e fundit u bë shoqëruese e bashkatdhetarëve tanë gjatë zgjedhjes së tyre, këtë herë "2 në 1" - për deputetët e Kuvendit dhe eurodeputetët bullgarë. Dhe rezultatet përsëri na bënë të ndihemi të mashtruar.

“Ka një apati të madhe në shoqëri dhe unë personalisht as që shoh fillimet e ndonjë ndryshimi ose së paku një kthjellim të popullit tonë – thotë bashkëkombasi ynë Ivo Radanov, i diplomuar për shkenca politike në Bratislavë të Sllovakisë.

“Ne po shkojmë në mënyrë regresive drejt vendit ku kemi filluar para protestave në vitin 2020. Megjithatë, unë mbështetem në faktin se politikanët që u zhvendosën nga pozicionet e tyre të forta dhe tani po kthehen, të paktën e kanë kuptuar se populli ka një zë dhe ka tashmë një lloj shoqërie civile, edhe pse shumica e popullit nuk merr pjesë në të, është koha që skandalet korruptive të reduktohen në minimum, sepse pakënaqësia po shtohet dhe njerëzit do të protestojnë sërish në sheshe.
Radhë para qendrave të votimit në Hagë
Dhe dje qytetarëve të Bullgarisë evropiane u mbeti vetëm të dalin për të votuar. Ata e bënë këtë gjë në disa vende - në Bullgari, Belgjikë, Austri, Turqi, Poloni. Kishte vende ku kishte radhë para seksioneve. "Disa radhë janë një shenjë e mirë. Votoni për të ardhmen, jo për të kaluarën", shkruan shkrimtari Georgi Gospodinov në rrjetet sociale, duke luajtur me kujtimet tona të viteve të trazuara të fundit të shekullit të XX-të. Por edhe sot “azili i përkohshëm” politik për Bullgarinë dhe Europën rezulton një mirazh.

"Strehimi në kohë është brenda nesh. Ne mund ta gjejmë atë vetëm në veten tonë - në veten tonë dhe në vlerat tona, në të menduarit tonë - tha për Radio Bullgarinë Krasimira Obretenova, e cila emigroi në Holandë në vitin 2018 për të rritur në kushte normale vajzën e saj me aftësi të kufizuara. - Nuk mund të vazhdojmë të kërkojmë mbështetje në të kaluarën, sepse ne, bullgarët, nuk e dimë të kaluarën tonë, sepse ajo u manipulua gjatë 45 viteve të pushtimit dhe thjesht duhet të mësojmë të mendojmë për të tashmen dhe të ardhmen. Dhe të mendojmë jo vetëm për veten, por edhe për botën përreth nesh”.

Një botë që ndryshon me ose pa vullnetin tonë. Me apo pa votën tonë.

Ne mbajtëm zgjedhje që janë të rëndësishme për ruajtjen e të ardhmes demokratike të Bullgarisë dhe Bashkimit Evropian, parimet sociale të demokracisë dhe lirisë për të cilat kemi luftuar kaq shumë, thotë Valentin Veliçkov, një inxhinier kompjuterash nga Berlini.

“Jo vetëm këtu në Bullgari, por edhe në Evropë, vërehen tendenca, të cilat unë si person që jetoj në Evropën Perëndimore, shpresoj shumë që të ndalen që në zanafillën e tyre.  


"Evropa, Bashkimi Evropian, vlerat evropiane. Nuk ka zgjidhje tjetër dhe nuk ka rrugë tjetër! Vetë fakti që për gati 80 vjet nuk ka pasur asnjë konflikt ushtarak në territorin e Evropës dhe Bashkimit Evropian, ka krijuar mundësi për paqe dhe bashkëjetesa e begatë thotë se ky është modeli më i suksesshëm socio-ekonomik-politik-gjeopolitik i ekzistencës”- shton Krasimira Obretenova.

Sot, kjo shtyllë e demokracisë dhe unitetit në Kontinentin e Vjetër është e kërcënuar. Këtë e treguan rezultatet e votimit të djeshëm për Parlamentin Evropian, që çoi në zgjedhje të parakohshme parlamentare në Francë. Ndërsa në Bullgari pati heshtje. Nga politikanët, qytetarët, nga shpresa për një të ardhme të ndritshme dhe paqësore. Politika është arti i kompromisit, i negociatave dhe ndoshta aty qëndron çelësi i së ardhmes sonë evropiane.

"Për mendimin tim, kompromisi është i pashmangshëm në parlament. Dhe nëse ky kompromis nuk arrihet, ne e dimë procedurën - qeveri e përkohshme dhe zgjedhje të reja dhe kështu me radhë derisa shteti të dështojë plotësisht - beson regjisori i ri Boris Sllavçev nga Italia". -Sepse mungesa e një parlamenti, e një administrate shtetërore, na e ndalon zhvillimin dhe ne mbetemi më mbrapa në Evropë. Shikoni italianët! Edhe në Itali kanë probleme, ndërrojnë vazhdimisht qeveri, por nuk shkojnë gjithmonë në zgjedhje”, tha Boris Sllavçev.

"Këtu tashmë ka një ndjenjë pesimizmi. Të paktën zgjedhjet aktuale janë shumë të ngjashme me ato të mëparshme dhe për këtë arsye mendoj se do të kemi një tjetër mundësi të tillë për të votuar dhe shumë shpejt. Shpresoj të mos kem të drejtë" – na tha Ivan Cankov, sekretar, për shoqatën civile "Bullgarët në Argjentinë". Dashtë Zoti, le të përfundojë kjo dhe të kemi më në fund një qeveri të qëndrueshme”.

"Njerëzit që vijnë për të votuar urojnë sukses, fat për Bullgarinë. Ata duan paqe dhe punë! Këto janë gjërat e përgjithshme që secili prej nesh dëshiron për veten dhe për vendin tonë. Dhe tani çfarë do të bëhet pas zgjedhjeve?  A po shkojmë drejt një Evrope më të mirë, apo jo!”, tha Maja Padeshka, e cila ishte në Firence ditën e zgjedhjeve.

Europa, jemi ne - qytetarët. A jemi nisur drejt vetes sonë më të mirë – kjo është ajo që do të zbulojmë pas Vox pópuli vox Déi (nga latinishtja "Zëri i popullit-Zëri i Zotit"). Radio Bullgaria falenderon secilin prej jush, bashkëbiseduesit tanë në zgjedhjet e 9 qershorit, me të cilët mundëm të prezantojmë zërin e lirë dhe demokratik të Bullgarisë. Sa i fortë dhe i qartë ishte ai, koha do ta tregojë, por besojmë se kuptimi i fjalëve Atdhe dhe Shpresë janë i rrënjosur tek ai.

Lexoni më tepër: 


Foto: Pixabay, BTA, BGNES

Përgatiti në shqip dhe publikoi: Kostandina Bello




Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Adhurues të thurjes bashkohen në një komunitet për të ruajtur zanatin tradicional

Bërja e prodhimeve të thurura është një zanat tradicional që meriton një ringjallje dhe një jetë të re, beson Aleksandrina Pandurska, e njohur për iniciativat e saj të shumta për të promovuar vendet kulturore dhe historike në rajonin e qytetit..

botuar më 24-12-21 6.15.PD

Në nivel personal, 60% e bullgarëve janë të kënaqur me vitin 2024, optimistë për vitin 2025 janë 47%

Gati 2/3 e bullgarëve kanë deklaruar se kanë qenë të lumtur në vitin 2024. 26% janë përgjigjur negativisht në sondazhin tradicional të fundvitit të “Trend”, të porositur nga gazeta “24 Çasa”. Jeta personale, familja, rrethi shoqëror dhe puna janë faktorët..

botuar më 24-12-20 11.48.PD
Foto: Ambasada e Republikës së Bullgarisë në Shqipëri

U inaugurua oborri i shkollës në fshatin Borje i rinovuar me mbështetjen e Bullgarisë

Me ndihmën e qeverisë së Republikës së Bullgarisë u rinovua oborri i shkollës 9-vjeçare "Xhafer Ollomani" në fshatin Borje të Kukësit. Projekti u realizua nga shoqata “Bullgarët e Shqipërisë” në bashkëpunim me Ambasadën e Republikës së Bullgarisë në Tiranë...

botuar më 24-12-19 2.39.MD