Pres që pjesëmarrësit në zgjedhje të bëjnë analizën e tyre të thellë se pse u krijua hendeku i thellë mes bullgarëve dhe partive. Refuzimi i shumicës së qytetarëve për të marrë pjesë në zgjedhje është tregues - ata nuk identifikohen me PR-në e zezë, me mesazhet parazgjedhore dhe mbi të gjitha me sjelljet dhe veprimet e partive. Në një republikë parlamentare, se si do të zhvillohet vendi varet nga partitë që i kanë fituar zgjedhjet. Tani e tutje kjo është një përgjegjësi e tyre. Kështu ka deklaruar kreu i shtetit Rumen Radev për gazetarët në Shablla, ku ka vizituar një stërvitje ushtarake.
Pyetjes se kur do të mblidhet parlamenti i ri dhe a do të ketë konsultime me grupet politike, presidenti iu përgjigj me një pyetje: “Si do të mblidhet - disa liderë u fshehën në Facebook, të tjerët ikën në fshatra, të tjerët – “dolën pnë mal". Unë jam duke pritur që ata të kthehen”.Këshilli i Ministrave miratoi ndryshimet në Marrëveshjen midis Bullgarisë dhe Maqedonisë së Veriut për përgatitjen, ndërtimin dhe funksionimin e një tuneli hekurudhor ndërkufitar. "Pas korrespondencës, u morën shënime nga pala e Maqedonisë së Veriut,..
Kreu i partisë Veliçie, Ivelin Mihajllov, deklaroi në parlament se së bashku me partitë MEÇ dhe “Vëzrazhdane”, kanë mbledhur nënshkrimet e nevojshme për të paraqitur një ankesë në Gjykatën Kushtetuese. Ata po sfidojnë zgjedhjen nga parlamenti..
Krëstjo Peev nga Shoqata Qytetare “Këshilli Publik” në Nesebër raportoi për Radion Kombëtare Bullgare për “njerëz të vdekur të bllokuar në hotele që duhet të evakuohen, për dhjetëra makina, tualete dhe pavione në det” në fshatin turistik..
Bashkëpunimi shumëpalësh ofron mundësi që, në kushte barazie midis pjesëmarrësve, të arrihen zgjidhje të përbashkëta, tha kryeministri Rosen Zheljazkov..
Më 6 dhe 7 tetor në Plovdiv po zhvillohet Konferenca e 9-të Globale për Turizmin e Verës. Organizatorë janë Ministria e Turizmit në partneritet me..
Numri i udhëtimeve të bullgarëve jashtë vendit në gusht 2025 ka qenë 1.079 milion, ose 19.4% më shumë krahasuar me gushtin 2024. Këtë e tregojnë të..