Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Rumen Radev filloi konsultimet me forcat parlamentare para dorëzimit të mandatit për formimin e kabinetit

| rinovuar më 24-06-24 3.37.MD
Foto: BTA

Presidenti Rumen Radev filloi konsultimet e tij me partitë dhe koalicionet parlamentare përpara se t'ia dorëzojë mandatin për formimin e qeverisë forcës GERB-SDS, që fitoi zgjedhjet. Në fillim të takimit me forcën e parë politike ai veçoi dy pyetje - pse bullgarët nuk dolën masivisht për të votuar dhe cilat janë shanset për të pasur një kabinet të qëndrueshëm.

"Rezulton se në praktikë nuk ka asnjë mënyrë për të formuar një qeveri", tha kreu i GERB Bojko Borisov. Ai siguroi se grupi më i madh parlamentar do të bëjë përpjekje për formimin e kabinetit, por pas qëndrimit të “Ka një popull të tillë” (ITN ) se nuk mund të votohet një qeveri me mandatin e parë dhe të dytë, kjo paracakton shkuarjen në zgjedhje të reja.

“Votuesit e GERB-it nuk duan që GERB të fitojë ndërsa ata të marrin Nikollaj Denkov, të fitojë dhe të marrin ekspertë. GERB të mbajë përgjegjësinë, detyrimet dhe një tjetër të na përfaqësojë”, komentoi Bojko Borisov. Nuk është e mundur që formacioni i parafundit, i fundit të na thotë se cilët do të jenë ekspertët, tha ai dhe  shtoi se nuk sheh alternativë tjetër përveç mandatit të parë.

Gjatë bisedimeve me partinë e dytë më të fuqishme Lëvizjen për të Drejtat dhe Liritë (DPS), sipas votës së zgjedhësve, nënkryetari Jordan Conev deklaroi se është më e logjikshme të përkrahet mandati i fituesit të zgjedhjeve. Ai u bëri thirrje politikanëve që të lënë anash egon politike dhe partiake në mënyrë që të zgjidhen problemet e rëndësishme me të cilat përballet shoqëria.

Jordan Conev gjithashtu vuri në dukje se DPS mbështetet në rolin e presidentit në arritjen e një kompromisi midis forcave politike. “Kemi nevojë për ndërmjetësim dhe shpresojmë që ju të përmbushni këtë përgjegjësi dhe të bindni palët e tjera”, tha deputeti. Sipas tij, zgjedhjet e parakohshme janë varianti i fundit, jo zgjidhje.

Në takimin e fundit konsultativ me presidentin, Po e vazhdojmë ndryshimin - Bullgaria Demoratike (PP-DB) konfirmoi qëndrimin e tyre se do të mbeten në opozitë dhe nuk do të angazhohen me politika të GERB-it dhe DPS-së. 


"Partitë që duan një mandat të tretë po shumohen. A do të ishit të gatshëm të bënit një koalicion anti-GERB-DPS nën egjidën e "Vëzrazhdane" pyeti përfaqësuesit e PP-DB-së presidenti Rumen Radev. Në përgjigje, ish-kryeministri Nikollaj Denkov deklaroi se GERB-i në vitet e fundit ka marrë mandat 6 herë (pa llogaritur atë aktual), por asnjëherë nuk ka arritur të formojë qeveri, ndërsa PP-DB kanë arritur dy herë të krijojnë një qeveri të rregullt dhe kanë paguar një çmim të lartë për të. Sipas tij, këtë herë votuesit ia kanë dhënë koalicionit të PP-DB-së rolin e opozitës dhe forcat e para dhe të dyta (GERB-SDS dhe DPS) duhet ta kryejnë detyrën ndaj shtetit. Denkov theksoi se për PP-DB prioritetet (orientimi pro-evropian, zhvillimi i biznesit, zvogëlimi i pabarazive) nuk kanë ndryshuar, por nuk shohin se si mund t'i realizojnë në situatën aktuale politike.

Lexoni më shumë:



Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Nuk ka derdhje të ujit radioaktiv nga Centrali Atomik Elektrik “Kozlloduj” në Danub pas një aksidenti

Pas një aksidenti kur blloku 6 i Centrali Atomik Elektrik “Kozlloduj” u mbyll për riparime, nuk pati rrezatim të personelit, nuk kishte dedhje të ujit radioaktiv në lumin Danub dhe operatorët nga centrali u pezulluan përkohësisht. Këtë e përmblodhi..

botuar më 24-06-27 4.05.MD
 Asen Vasilev

PP-DB nuk shohin shanse për një kabinet brenda këtij parlamenti

PP-DB dyshoi në mundësinë e Legjislaturës së 50-të të Kuvendit Popullor për të formuar një qeveri. Në një konferencë në parlament, bashkëkryetari i koalicionit Asen Vasilev hodhi poshtë mundësinë e "kthimit të gjestit ndaj GERB-SDS për shkak të..

botuar më 24-06-27 3.12.MD
Doc. Rosen Kallpaçki

Bullgaria është ndër vendet me numrin më të madh të viktimave nga goditja në tru në BE

Në Bullgari, numri i njerëzve që vdesin nga goditjet në tru është katër herë më i lartë se në vendet e tjera të BE-së, sipas një raporti të Komisionit Evropian të vitit 2021. Në vitin 2023 në vendin tonë u regjistruan 45 mijë pacientë me..

botuar më 24-06-27 12.23.MD