Në ditën e dytë të konsultimeve me presidentin Rumen Radev për formimin e qeverisë, lideri i “Vëzrazhdane” Kostadin Kostadinov shprehu besimin se është e mundur të ketë një kabinet në kuadër të Kuvendit të ri Popullor. Ai e arsyetoi supozimin e tij me faktin se forcat politike jashtë të parës dhe të dytës (GERB-SDS dhe Lëvizja për të Drejta dhe Liri - DPS) kanë 125 mandate kundrejt 121 të kërkuarve.
“Formulën për daljen nga situata politike e ka vendosur votuesi bullgar duke vendosur që në parlament të ketë më shumë parti që deklarojnë se nuk do të qeverisin me GERB dhe DPS”, tha Kostadin Kostadinov. Kreu i “Vëzrazhdane” deklaroi se nëse forcat e para dhe të dyta politike nuk arrijnë të formojnë një kabinet, formacioni i tij është gati të marrë mandatin e tretë dhe të bisedojë me të gjithë pa GERB dhe DPS për të formuar një qeveri të gjerë me një figurë konsensusi për kryeministër.
Kryetari i partisë ka komentuar edhe pjesëmarrjen jashtëzakonisht të ulët të votuesve: “Një arsye për apatinë e votuesve është se janë dy parti që janë problem serioz për funksionimin e sistemit politik, dhe këto janë GERB dhe DPS. Në këto zgjedhje ka një tërheqje të mbi 500 mijë votuesve.”
Para presidentit Rumen Radev, lideri i “Vëzrazhdane” Kostadin Kostadinov ngriti çështjen për thirrjen e mundshme të Këshillit Konsultativ për Sigurinë Kombëtare me rastin e zgjedhjes së ardhshme të patriarkut bullgar. Sipas tij, kisha jonë mund të bëhet "një lidhje në planin për zbatimin e një ukrainizimi zvarritës në Bullgari". “Kam bërë një hetim ku duhet dhe kam marrë përgjigje se nuk ka një kërcënim të tillë apo kërcënim të përmasave të tilla për të cilat ju po flisni”, u përgjigj Rumen Radev.
Në takimin me përfaqësuesit e partisë së pestë më të fortë parlamentare, Partia Socialiste Bullgare (BSP), deputeti Borisllav Gucanov deklaroi se çështja e mandatit të parë dhe të dytë është shteruar, por ekziston mundësia që të bëhet një provë me mandatin e tretë për formimin e një kabineti prej ekspertësh. Ai shtoi se zgjedhja se kujt t'ia dorëzojë mandatin i takon presidentit dhe nëse është BSP, partia është e gatshme të marrë përgjegjësinë.
"Ka dy rrugë përpara BSP-së - njëra është të jemi thjeshtë vëzhgues, dhe tjetra është të përpiqemi të marrim pjesë në këto procese," komentoi Atanas Zafirov, kryetar i përkohshëm i partisë. Sipas tij, rezultati i zgjedhjeve e bën të pakuptimtë bisedën për qeveri minoritare, të propozuar dje nga GERB-BSP.
Atanas Zafirov theksoi se BSP nuk do të marrë pjesë në asnjë mënyrë në qeverisjen me GERB-in.
Lexoni më shumë:
Së shpejti do të nisë një studim tregu, i ndjekur nga një procedurë konkurrence për zhvillues bullgarë të disa llojeve të dronëve të kërkuar nga Ministria e Mbrojtjes. Këtë e bëri të ditur Tomisllav Donçev, zëvendëskryeministër dhe ministër i..
Policia në Varna po heton një kërcënim ndaj Biljana Kocevës, motrës së kryetarit të bashkisë së Varnës Bllagomir Kocev, raportoi Radioja Kombëtare Bullgare. "Qëndroni gjallë për njerëzit tuaj të dashur" është mesazhi i shkruar në kutitë e purove të..
Kryeministri Rosen Zheljazkov deklaroi në Kopenhagë se vendi ynë mbështet krijimin e një muri evropian kundër dronëve. Ai mori pjesë në takimin joformal të Këshillit Evropian në kryeqytetin danez, njoftoi shërbimi për shtyp i qeverisë. "Në një..
Një burrë u mbyt në një garazh nëntokësor të një ndërtese në fshatin turistik Elenite, njoftoi administrata rajonale e Burgasit, e cituar nga BTA. Trupi..
Të shtunën , temperaturat minimale do të jenë nga 2 deri në 7°C, ndërsa në Sofje – 2°C. Reshjet e shiut që kanë filluar gjatë natës do të nisin të..
Këshilli i Ministrave miratoi ndryshimet në Marrëveshjen midis Bullgarisë dhe Maqedonisë së Veriut për përgatitjen, ndërtimin dhe funksionimin e një..