“Kryeministri i sapozgjedhur i Republikës së Maqedonisë së Veriut zgjodhi konfrontimin dhe shkeljen e parimeve evropiane dhe nga foltorja më e lartë parlamentare bëri një kërkesë se synon ta largojë vendin nga rruga euroatlantike me fjalë që predikojnë armiqësi dhe urrejtje kundër Bullgarisë evropiane. " Këtë qëndrim të bashkëkryetarit të Lëvizjes për të Drejta dhe Liri (DPS), Deljan Peevski, e ka bërë të ditur qendra për shtyp e partisë së tij.
Deljan Peevski thekson se refuzimi i deklaruar me arrogancë për të përmbushur Marrëveshjen me Bullgarinë, e cila kërkon përfshirjen e bashkatdhetarëve tanë në Kushtetutë me ndryshime në ligjin bazë, është shkelje e rëndë e procesit të integrimit të Maqedonisë së Veriut në Bashkimin Evropian. Ai shton se vendi ynë nuk do të qëndrojë indiferent ndaj këtij provokimi të radhës.
“Unë pres që të gjithë deputetët e parlamentit bullgar dhe deputetët bullgarë të Parlamentit Evropian, pavarësisht nga përkatësia partiake, të mos i injorojnë këto procese alarmante në vendin tonë fqinj”, tha bashkëkryetari i DPS.Bordi Ekzekutiv i Fondit Monetar Ndërkombëtar (FMN) ka përfunduar Konsultimin mbi nenin IV për Bullgarinë në vitin 2025. Sipas procedurës për vlerësime dhe rekomandime për vendet anëtare të FMN-së, thuhet se kërkesa e brendshme vazhdon të nxisë..
Sot, 25 nëntor, në shumë qytete bullgare do të zhvillohen marshime nën sloganin "Asnjë më shumë" me rastin e Ditës Ndërkombëtare për Eliminimin e Dhunës ndaj Grave. Fondi Bullgar për Gratë gjithashtu do t'i bashkohet marshimeve. Fondi tregon se në..
Bullgaria renditet e 11-ta në indeksin global të këtij viti të kompanisë Surfshark - "Cilësia Dixhitale e Jetës 2025" (DQL), duke u ngjitur nga pozicioni i 18-të. Indeksi synon të studiojë dhe ndjekë mirëqenien dixhitale të vendeve në pesë fusha:..
Rritja e pagës minimale (PM) mbështetet nga 54.1% e bullgarëve. Një e treta e të anketuarve mendojnë se PM duhet të jetë e barabartë me pagën e nevojshme..