Në bisedën me presidentin propozuam një qeveri me një menaxhim të qartë programor. Si partia më e vogël politike, ne nuk kemi pretendime për ta krijuar atë, por duam të dimë se çfarë do të bëjë kjo qeveri, çfarë angazhimesh do të marrë, në çfarë kushtesh. Askush deri më tani nuk u është përgjigjur këtyre pyetjeve, tha kreu i “Veliçie” dhe kryetar i grupit parlamentar Nikollaj Markov pas konsultimeve me presidentin.
“Që nga fillimi i formimit të Asamblesë Kombëtare, ne jemi përpjekur të kemi një bisedë mes liderëve politikë, të cilët mbajnë përgjegjësi politike”, tha Markov. Ai theksoi se nuk di asgjë për qeverinë e pakicës të propozuar nga lideri i GERB-it, Bojko Borisov.
Pas përfundimit të konsultimeve politike me forcat parlamentare, presidenti duhet të njoftojë se kur do të dorëzojë mandatin e parë për formimin e qeverisë.63 kompani bullgare do të marrin ndihmë financiare sipas procedurës "Mbështetje për përmirësimin e sigurisë kibernetike në ndërmarrjet e vogla dhe të mesme në Republikën e Bullgarisë", njoftoi Ministria e Qeverisjes Elektronike. Financimi do të jetë..
Partia “Ka një popull të tillë” (ITN), pjesë e koalicionit qeverisës, kërkoi me një deklaratë në parlament që qeveria të ndërmarrë masa konkrete për integrimin real të refugjatëve ukrainas në vend. Partia kërkon që policia të përforcojë kontrollin..
Anëtarësimi i Bullgarisë në eurozonë do të ulë kostot e transaksioneve me partnerët kryesorë. Investitorët e huaj vazhdojnë të shprehin shqetësime për sundimin e ligjit, thuhet në raportin vjetor të Departamentit të Shtetit të SHBA për klimën e..
Një burrë u mbyt në një garazh nëntokësor të një ndërtese në fshatin turistik Elenite, njoftoi administrata rajonale e Burgasit, e cituar nga BTA. Trupi..
Këshilli i Ministrave miratoi ndryshimet në Marrëveshjen midis Bullgarisë dhe Maqedonisë së Veriut për përgatitjen, ndërtimin dhe funksionimin e një..
Kreu i partisë Veliçie, Ivelin Mihajllov, deklaroi në parlament se së bashku me partitë MEÇ dhe “Vëzrazhdane”, kanë mbledhur nënshkrimet e nevojshme..