Drejtoria e Përgjithshme për Luftimin e Kriminalitetit të Organizuar mori pjesë në një operacion ndërkombëtar të drejtuar nga autoritetet franceze, ku u bllokua një faqe e cilësuar si kanal komunikimi i grupeve të organizuara kriminale, njoftoi qendra e shtypit e Ministrisë së Punëve të Brendshme.
Hetimi ndërkombëtar përfshin edhe pjesëmarrjen e strukturave të specializuara nga Gjermania, Lituania, Holanda dhe Hungaria. Është kundër platformës coco.gg dhe filloi në dhjetor 2023, pasi u konstatua se nga 1 janari 2021 deri më 7 maj 2024, janë nisur më shumë se 23 000 procedime ligjore në lidhje me të dhe më 25 qershor, faqja është bllokuar. Sipas informacioneve të hetuesve, ajo është përdorur si një kanal komunikimi midis grupeve të organizuara në kryerjen e një game të gjerë krimesh - pornografi me fëmijë, prostitucion, trafik droge, pastrim parash, konspiracion kriminal, sulme dhe madje vrasje. Viktimat besohet të jenë mbi 480. Puna e ekipit ndërkombëtar për rastin po vazhdon.Restoratorët dhe hotelierët, të cilët do të presin klientë në natën e Vitit të Ri, paralajmërojnë se janë seriozisht të shqetësuar për mënyrën se si do të kryhen pagesat dhe raportimi i të ardhurave. Deri në orën 24:00 ata duhet të pranojnë pagesa..
Komisioni Evropian pret nga Bullgaria që të marrë sa më shpejt një qëndrim dhe të bëjë një vlerësim të pasojave të mundshme për rafinerinë e “Lukoil”-it në Burgas, pas vendosjes së sanksioneve amerikane ndaj kompanisë ruse. Këtë e bënë të ditur për..
Të mërkurën , temperaturat minimale do të jenë nga 1 deri në 6°, ndërsa në Sofje – 1°. Në mëngjes , në disa zona të sheshta të vendit, do të ketë kushte për dukshmëri të reduktuar. Gjatë ditës do të mbajë kryesisht mot me diell. Do të fryjë..
Fshati Hotanca, në komunën e Rusës, është mikpritës i “Festës së Dollmës së Hotancës” – një festival kulinar dhe folklorik, i organizuar nga Biblioteka..
Transporti hekurudhor i pasagjerëve në BE u rrit me 5.8% gjatë vitit 2024, sipas të dhënave të fundit të publikuara nga Agjencia Statistike Eurostat...
Po bie ndjeshëm besimi i bullgarëve në lidhje me financat e tyre personale. Këtë e tregon një anketim i Agjencisë Sociologjike “Mjara”, i zhvilluar midis..