Sezoni aktiv i verës në vendpushimin malor të Pamporovos vuri në lëvizje dy teleferikët kryesorë që çojnë në majën Snezhanka. Nga sot është hapur edhe qendra turistike në hyrje të vendpushimit. Janë përgatitur gjithashtu parqet argëtuese, si dhe rrugë të shumta për ecje të shkurtra dhe më të gjata, për të cilat mund të përdoren guida të specializuara malore, shtigje për biçikleta malore, si dhe një sërë shtigjesh tatëpjetë me instruktorë, të përshtatshme për çiklistët.
Që në vitet 1950 dhe 1960, Pamporovo fitoi famën e një vendpushimi me klimë mjekësore, të përshtatshmе për rivendosjen dhe forcimin e sistemit imun, falë ajrit të pastër, të ngopur me jone negative dhe fitoncide që lëshohen kur pishat dhe pemët e tjera lulëzojnë. Në këtë drejtim janë planifikuar programe të ndryshme që lidhen me lëvizjen, “larjen e pyjeve” dhe arratisjen mes bukurisë dhe freskisë së natyrës.Artistë të preferuar bullgarë dhe francezë do të mblidhen në një skenë në Plovdiv për të prezantuar një përzierje hitesh bashkëkohore, klasike të arta dhe melodi të paharrueshme. Nga sot, 20 qershor, deri më 22 qershor, “Baza e Varkave” në qytetin e..
Të premten , temperaturat minimale do të jenë nga 15 deri në 21°C. Në Sofje priten rreth 17°C. Para mesditës moti do të jetë me diell. Rreth dhe pas mesditës do të zhvillohet vranësirë grumbulluese. Në shumë zona, kryesisht në Bullgarinë..
Presidenti i Eurogrupit Paschal Donohoe pret një konsensus në takimin e sotëm në Luksemburg për hyrjen e Bullgarisë në еurozonë, njoftoi korrespondentja e BNR në Bruksel, Angelina Piskova. "Unë besoj se hyrja e Bullgarisë në еurozonë do të jetë..
Gjithnjë e më shumë studentë të huaj kanë zgjedhur universitetet dhe institucionet e arsimit të lartë bullgar në vitet e fundit, sipas një ankete të..
Po lançohet një faqe e re interneti që do të shërbejë si një dosje e hapur mbi shkeljet e të drejtave të bullgarëve në Maqedoninë e Veriut, raportoi..