Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Kisha Ortodokse Bullgare do të zgjedhë patriark të ri

Foto: BTA

Më 30 qershor është mbledhur Këshilli Zgjedhor Patriarkal i Kishës, ku duhet të zgjidhet përfaqësuesi i Kishës Ortodokse Bullgare dhe Mitropoliti i Dioqezës Shpirtërore të Sofjes. Froni mbeti bosh më 13 mars, kur patriarku i ndjerë bullgar dhe mitropolit i Sofjes Neofit u largua nga kjo botë. 

Zgjedhja e patriarkut do të bëhet nga tre mitropolitët që Sinodi i Shenjtë shpalli si më të denjët më 20 qershor - këta janë Mitropoliti i Vracës Grigorij (i zgjedhur në raundin e parë me 11 vota), Mitropoliti Daniill i Vidinit (i zgjedhur në raundin e 32-të të votimit me 9 vota) dhe Mitropoliti Gavriill i Lloveçit (i zgjedhur gjithashtu me 9 vota në raundin e 42-të të votimit).
Tre mitropolitët nga të cilët do të zgjidhet Patriarku bullgar (nga e majta në të djathtë): Gavriill Llovçanski, Grigorij Vraçanski dhe Daniill Vidinski
Kisha Ortodokse Bullgare ka 13 dioqeza në Bullgari (e Sofjes, Varnës dhe Veliki Presllav, Veliko Tërnovos, Vidinit, Vracës, Dorostolit, Lloveçit, Nevrokopit, Plevenit, Plovdivit, Ruses, Slivenit dhe Stara Zagorës) dhe dy jashtë vendit (Amerikane, Kanadeze dhe Australiane dhe Dioqeza e Evropës Perëndimore dhe Qendrore).

Për t'u propozuar si patriark para Këshillit Zgjedhor të Kishës, statutet e Kishës Ortodokse Bullgare parashikojnë se mitropoliti duhet të plotësojë tre kushte - të jetë mbi 50 vjeç, të ketë 5 vjet shërbim si metropolit, mendim ortodoks dhe jetë shembullore.

Në zgjedhjen e patriarkut marrin pjesë pesë përfaqësues nga çdo dioqezë dhe dhjetë nga dioqeza e Sofjes. Përveç të gjithë mitropolitëve dhe peshkopëve të Kishës Ortodokse Bullgare, në zgjedhjen e patriarkut merr pjesë nga një përfaqësues i manastireve - Rilla, Baçkovski dhe Trojanski, nga dy përfaqësues të manastireve dioqezane nga çdo dioqezë - një murg dhe një murgeshë, si dhe një përfaqësues i shkollave të mesme teologjike.

Të drejtën e votës kanë të gjithë anëtarët e pranishëm të asamblesë zgjedhore dhe kandidati që ka marrë të paktën 2/3 e votave të votuesve të pranishëm shpallet patriark bullgar dhe mitropolit i Sofjes i zgjedhur në mënyrë kanonike dhe ligjore.

Përpiloi: Elena Karkallanova

Foto: BTA, BGNES

Përgatiti në shqip dhe publikoi: Kostandina Bello



Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Për herë të parë që nga viti 1985, në vendin tonë ka një rënie pothuajse zero të popullsisë

Nga raporti i Këshillit të Ministrave për zbatimin е "Strategjisë Kombëtare të Përditësuar për Zhvillimin Demografik të Popullsisë në Republikën e Bullgarisë" në vitin 2023 del qartë se për herë të parë në 38 vjet në Bullgari raporti ndërmjet rritjes..

botuar më 24-11-12 7.05.PD

Grafitet në Bllagoevgrad kujtojnë historinë tonë 20-vjeçare në NATO

Pak ditë më parë në Bllagoevgrad u pikturua një grafiti-mural shumëngjyrësh i krijuar në lidhje me 20-vjetorin e anëtarësimit të vendit tonë në NATO. Vepra e artit të rrugës u realizua me mbështetjen e Ministrisë së Punëve të Jashtme të Bullgarisë,..

botuar më 24-11-10 5.45.PD

Java e Librit Ortodoks mbahet në qytetin Varna

Takime me autorë, botues dhe përkthyes të librave ortodoksë të viteve të fundit ofron programi i Javës së Librit Ortodoks. Ajo mbahet në kishën “Shën Prokopij i Varnës”, me takime çdo mbrëmje në orën 17.00. Një vëmendje e veçantë i kushtohet..

botuar më 24-11-09 6.30.PD