Një tren special me vagonë retro do të udhëtojë çdo të shtunë dhe të diele gjatë korrikut në një itinerar nga stacioni Septemvri deri në stacionet Velingrad dhe Cvetino dhe në drejtim të kundërt me rastin e Festave të 51-ta Kulturore të Velingradit.
Treni turistik do të bëjë rrugëtimin e parë më 6 korrik, kur është festa e qytetit Velingrad. Përbërja është jashtëzakonisht tërheqëse, thekson Hekurudhat Shtetërore Bullgare - dy vagonë retro, një vagon standard pasagjerësh dhe një vagon-furgon të tërhequr nga një lokomotivë me naftë.
Vagonët në këtë tren janë një lloj palete nga periudha të ndryshme të ekzistencës së hekurudhës me binarë të ngushtë. Vagoni retro është nga të parët e dorëzuar për hekurudhën me binarë të ngushtë në vitin 1926, tjetri është nga viti 1941 dhe vagoni standard me ndenjëse është nga gjysma e parë e viteve 70-të. Pasagjerët do të jenë në gjendje të shohin dhe të përjetojnë në lëvizje se si udhëtuan me këtë tren nga krijimi i linjës deri në ditët e sotme.
Lexoni më shumë:
Përmirësimi i lidhjes së transportit dhe aksesi gjatë gjithë vitit në Vitosha - kjo parashikohet në një plan të Komunës së Sofjes për zhvillimin e malit. Sipas kryetarit Vasill Terziev, më e rëndësishme është që Vitosha të integrohet në qytet. “Qasja..
Natyra e pastër, rehati shtëpiake, ushqime të shijshme dhe emocione të llojllojshme - Momçillovci është një parajsë për adhuruesit e turizmit rural. Në kulmin e sezonit turistik, si gjatë dimrit, ashtu edhe gjatë verës, bujtinat dhe restorantet në..
Bullgarët po udhëtojnë gjithnjë e më aktivisht dhe po shpenzojnë më shumë para për udhëtime - si në destinacionet e afërta ashtu edhe në ato të largëta. Vitin e kaluar ata bënë rreth 9 milionë udhëtime jashtë vendit,dhe destinacionet më të njohura..
Festivali i Trashëgimisë Antike "Shqiponja e Danubit" do të zhvillojë edicionin e tij më ambicioz deri më tani - "Legjionet e Mizisë", nga 13..
Kreshtat shkëmbore që mbivendosen mbi lumin Rusenski Llom dhe mëngët e tij Beli, Çerni dhe Mali Llom janë një magnet për dashamirësit e natyrës dhe..