Në qytetin antik të Heraklea Sintika, u zbulua një statujë dy metra shumë e ruajtur me kokë. Është bërë nga një mjeshtër që përdori një bllok të tërë mermeri në shekullin II pas Krishtit, kur kjo praktikë ishte tashmë arkaike. Tipi ikonografik është i perëndisë Hermes dhe statuja të tilla janë shumë të pakta në botë. Për Bullgarinë, kjo fiburë është e para e këtij lloji. Skulptura u zbulua gjatë pastrimit të Cloaca Maxima, kanali i madh i qytetit poshtë forumit. “Supozoj se banorët e qytetit e kanë hedhur në këtë vend pas tërmetit të madh të shekullit të IV-të, për të ruajtur për kohë më të mira një nga hyjnitë e tyre të vjetra, kur krishterimi ishte tashmë feja zyrtare”, thotë udhëheqësi shumëvjeçar i hulumtimit, Prof. Dr. Ludmill Vagalinski. Statuja do të zhvendoset në Muzeun e qytetit Petriç dhe pas konservimit do të ekspozohet atje.
Arkeologët bullgarë vazhdojnë studimin e nimfeumit të lashtë (vend i shenjtë i nimfave), zbuluar në kompleksin "Aquae Calidae" pranë Burgasit. Nimfeu zë një vend qendror në banjot e dikurshme romake dhe ka qenë pjesë e një shatërvani me mbishkrim..
Një tempulli trak nga shekulli III para Krishtit pa analog në vendin tonë mund të shndërrojë 10 hektarë të zonës "Jug" ("Juzhen") të Plovdivit në një park arkeologjik. Vendi ndodhet në bazën e Tumës së Madhe, të cilën një ekip i Muzeut..
Gjetje të vlefshme dhe unike arkeologjike u zbuluan gjatë gërmimeve në fshatin Kapitan Petko Vojvoda të rrethit të Topollovgradit, raportoi BTA. Arkeologët e udhëhequr nga Daniella Agre kanë gjetur një varr të mundshëm të një aristokrati trak me..