Kryeministri në detyrë dhe ministër i jashtëm Dimitër Gllavçev do të marrë pjesë në Samitin e NATO-s, nga 9 deri më 11 korrik në Uashington. Në delegacionin e kryesuar nga kryeministri do të marrin pjesë ministri në detyrë i mbrojtjes Atanas Zaprjanov, shefi i mbrojtjes admiral Emill Eftimov, zëvendësministrja e punëve të jashtme Maria Angelieva, kolonelja Nevjana Miteva dhe Adelina Nikollova, zëvendësministra të mbrojtjes.
Gjatë forumit do të festohet edhe 75-vjetori i themelimit të NATO-s. Në takim pritet të merren vendime lidhur me forcimin e potencialit parandalues dhe mbrojtës të NATO-s, vazhdimin dhe institucionalizimin e mbështetjes politike dhe praktike të Aleancës për Ukrainën, thellimin e marrëdhënieve me partnerët e NATO-s nga rajoni Indo-Paqësor. Në kuadër të takimit është planifikuar një takim në formatin e aleatëve, një takim i Këshillit NATO-Ukrainë me pjesëmarrjen e Presidentit të Ukrainës Volodimir Zelenski, si dhe një format partneriteti me partnerët Indo-Paqësor, Australia, Zelanda e Re, Japonia dhe Republika e Koresë dhe me presidentët e Këshillit Evropian dhe Komisionit Evropian. Pritet që në kryeqytetin amerikan të jenë të pranishëm 36 liderë qeveritarë dhe shtetërorë.Nëse zgjedhjet mbahen në fillim të tetorit, 6 parti dhe koalicione hyjnë në parlamentin e 51-të, sipas një sondazhi të Agjencisë “Market Links” të porositur nga bTV. GERB-SDS fiton 23.1 për qind. “Po e vazhdojmë ndryshimin – Bullgaria Demokratike” dhe..
Të premten temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 10 dhe 15°, në Sofje 13°. Maksimumi do të jetë nga 26 deri në 31°, në kryeqytet do të jetë 28°. Gjatë ditës do të mbajë mot me diell në Bullgarinë Qendrore dhe Lindore. Vranësirat do të..
Komisioni Evropian paralajmëroi zyrtarisht Bullgarinë, Estonin dhe Irlandën që të transpozojnë saktë Ligjin e BE-së kundër racizmit dhe ksenofobisë, njoftoi korrespondentja e BNR në Bruksel, Angelina Piskova. Në arsyetimin e tij, Komisioni Evropian vë..
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve caktoi qendrat e votimit jashtë vendit për zgjedhjet parlamentare të 27 tetorit. 710 janë seksionet në këtë fazë, në 57..
Ministri i brendshëm Atanas Illkov zhvilloi një video-konferencë telefonike me homologun e tij hungarez Sándor Pinter në lidhje me Këshillin e..
Konflikti në Lindjen e Mesme nuk mund të shndërrohet në një luftë brenda kufijve tanë, por çështja është se flukset e refugjatëve do të arrijnë tek ne...