Java e parë e Shkollës Verore të Gjuhës dhe Kulturës Bullgare në Fakultetin e Gjuhëve të Huaja në Universitetin e Tiranës u mbyll me sukses. Ajo ishte mjaft e pasur në përmbjatje.
Gjatë këtyre ditëve, përveç mësimit të gjuhës praktike të bullgarishtes, të drejtuara nga Prof. As. Dr. Raqi Bello, lektor i gjuhës dhe letërsisë bullgare në Universitetin e Tiranës dhe Dr. Miranda Bello, pedagoge e Universitetit të Veliko Tërnovos „Shenjtorët Kirill dhe Metodij“, studentët patën nderin dhe kënaqësinë të ndiqnin edhe referate mjaft interesante. Në kuadër të programit Erasmus+ midis Universitetit të Tiranës dhe universiteteve bullgare, respektivisht Universitetit të Veliko Tërnovos “Shenjtorët Kirill dhe Metodij” dhe Universitetit të Sofjes „Shën Kliment Ohridski“, në Shkollën Verore morrën pjesë disa profesorë nga këto universitete bullgare.





Përgatiti në shqip dhe publikoi: Kostandina Bello
Shtatëvjeçarja Magdalena Stojanova nga Shkolla e Artit “Kolorit” në Pleven fitoi medaljen e artë dhe çmimin e Konkursit Ndërkombëtar për vizatim fëmijësh “Shëndeti 2025”. Ceremonia e ndarjes së çmimeve u zhvillua në Sao Paulo, Brazil, në kuadër të..
Ministri i Mjedisit dhe Ujërave, Manoll Genov, shpalli të mbrojtura dy pemë shekullore, secila me moshë rreth 200 vjet, njoftuan nga institucioni. Njëra është e llojit brijë e bardhë (Ulmus laevis) me perimetër trungu 4,00 m dhe lartësi rreth 24..
Shqipëria dhe Bullgaria i kanë zgjatur dorën njëra-tjetrës në emër të lindjes së një jete të re. Në mbrëmjen e 7 nëntorit nisën për herë të parë kontrollet falas parandaluese në fushën e mjekësisë riprodhuese, të kryera nga specialistë bullgarë në qytetin..