Pa pasur qartësi se kur do të jepet saktësisht mandati i dytë eksplorues për formimin e qeverisë, GERB deklaroi në një deklaratë për shtyp se grupi GERB-SDS në parlament nuk do ta mbështesë atë në asnjë kusht. Vendimi i GERB-it është kategorik edhe për mandatin e tretë. Në deklaratë GERB thekson se “ndryshimet dhe kundërshtimet mes grupeve parlamentare në Asamblenë e 50-të Kombëtare nuk krijojnë bazën e nevojshme për formimin e një qeverie të qëndrueshme. Në deklaratë rikujtohet se formula e propozuar nga GERB për menaxhim të përbashkët dhe përgjegjësi të përbashkët për një qeveri me program të qartë nuk ka marrë përkrahje”. Sipas forcës së parë politike në zgjedhjet e fundit të parakohshme, “Votuesit janë të vetëdijshëm se nëse nuk i ke pranuar bisedimet me të parin që i ka fituar zgjedhjet, por ofron bisedime me të dytin, të tretën, të katërtin etj. – kjo nuk është arsye, por kokëfortësi politike”. Në përfundim, GERB thekson se shpreson tek “pjekuria politike në fushatën e ardhshme zgjedhore si parakusht për formimin e qeverisë në Asamblenë e ardhshme Kombëtare”.
Qyteti i dytë më i madh në Bullgari Plovdiv do të ofrojë koncerte, pazare dhe një park akulli për festat e Krishtlindjeve dhe të Vitit të Ri për qytetarët dhe mysafirët e tij, njoftoi bashkia. Tradicionalisht, kryetari i bashkisë Kostadin..
Të enjten , temperaturat minimale do të jenë nga 3 deri në 19°, në lindje deri në 15-19°, ndërsa në Sofje do të jetë rreth 6°. Gjatë ditës do të jetë me re dhe me shi. Shira të konsiderueshëm do të ketë që gjatë natës në Bullgarinë Perëndimore,..
Autonomia e rajonit të Taraklia-s do të ruhet në kuadër të reformës së ardhshme të administratës shtetërore të Moldavisë. Këtë e siguroi kryeministri moldav Alexandru Munteanu në një takim me ambasadoren bullgare Maja Dobreva, raporton Ambasada e..