11 fëmijë bullgarë ishin ndër fatlumët që morën mundësinë e jashtëzakonshme për të qenë “hajmali” e një prej yjeve më të mëdhenj të futbollit në Evropë. Më 9 korrik, 10 djem dhe një vajzë nga Bullgaria dolën në fushën e stadiumit “Allianz Arena” të Munihut me lojtarët e ekipit spanjoll. Ata e sollën “La Furia” në gjysmëfinalen e UEFA EURO 2024.
Nisma është pjesë e programit ndërkombëtar të një prej sponsorëve të turneut. Falë saj, gjithsej 1100 fëmijë nga Evropa mund të ndiejnë botën emocionuese të futbollit europian jashtë ekranit të vogël. Përpara se të merrnin pjesë në eventin më të madh të futbollit këtë verë, fëmijët patën turne argëtuese dhe edukative në Bavari, raportojnë BGNES dhe OFFNews. Bullgarët i sollën fat ekipit spanjoll, i cili u kualifikua në finale duke mundur Francën me rezultat 2:1.Në Olimpiadën e Shahut në Budapest (Hungari) shahistet kombëtare bullgare dhe kampione të Evropës për vitin 2023 fituan ndeshjet e tyre në raundin e parë kundër Zimbabvesë. Të katër përfaqësueset bullgare - Nurgyull Salimova, Viktoria Radeva,..
Grigor Dimitrov do të mbajë një mësim të hapur tenisi për fëmijë nga shkolla të ndryshme në Sofje, disa orë para ndeshjes bamirëse me Novak Xhokoviçin në "Arena Sofja" më 17 shtator. Këtë e konfirmuan nga selia e tenistit më të mirë bullgar...
Canko Cankov u bë notari i parë që kapërceu një distancë prej mbi 100 km në lumin Danub. Ai e notoi pa ndalur 108 kilometra e 250 metra në lumin Danub për 18 orë, 12 minuta dhe 32 sekonda. Pjesëmarrja e tij ishte sipas rregullave të Shoqatës Botërore..