Nga 11 deri më 14 korrik edicioni i dytë i Jazz and Art Festival në Oreshak, mbledh së bashku interpretues nga Kuba, Argjentina, Kina, Brazili, Serbia, Franca dhe Bullgaria, njoftoi Ivanka Xhabraillova, menaxhere e Ekspozitës Kombëtare të Artizanatit dhe Arteve në fshatin Oreshak të Bullgarisë Veriore. Festivali i xhazit mbahet në hapësirat e ekspozitës në fjalë. Organizatori kryesor i tij është Kamen Hasëmski - një artist, zanatçi dhe biznesmen që zgjodhi të jetojë në fshatin e afërt Çerni Osëm.
Hasëmski tha për BTA se “ideja e festivalit është që muzika të jetë lidhur drejtpërdrejt me artin”. Kështu, zanatçinj të ndryshëm dhe piktorë do t'i bashkohen programit të koncertit në vend. Për vizitorët më të rinj organizohen punëtori kreative, do të ketë edhe prezantime librash.
Në ditën e parë, vizitorët do të dëgjojnë performanca nga Jazz Tet - Troyan, Hot Club de Plovdiv, YIK - CNN (Kinë). Vetëm një ditë pas koncertit të tij në Sofje, i riu brazilian Will Sant do të jetë i ftuar në Oreshak dhe kështu turneu i tij veror në Evropë nis nga Bullgaria. Koncerti i tij në Oreshak i kushtohet veprës së muzikantit legjendarit Joao Gilberto.Autor i muzikës, tekstit dhe aranzhimit është Dimitër Bodurov, një burrë nga një vendbanim i vogël që u vendos për të jetuar në qytetin Stara Zagora disa kohë më parë. Si një dashamirës i muzikës që në fëmijëri, ai regjistroi të gjitha këngët e tij..
Miqtë dhe adhuruesit do të nderojnë kujtimin e këngëtarit dhe kompozitor të njohur të pop-rokut Georgi Minçev , i cili u largua nga bota jonë 23 vjet më parë. Festivali i muzikës rok dhe blues "Lule për Gosho" zhvillohet më 7 dhe 8 shtator në..
“Mbrëmjet ballkanike” është një nismë që mbahet nga 5 deri më 8 shtator në Pitsbërg të Pensilvanisë, SHBA. Veprimtaria fillon sonte me punëtorinë muzikore "Vallet ballkanike" me udhëheqës Dimitër Hristov. Ditët në vijim - 6 dhe 7 shtator - do të..
Sot vera hyn në dhomat e klasës, bashkë me buzëqeshjen e fëmijëve... Dita e parë e shkollës është gjithmonë një shkak emocioni - si për më të vegjlit që..
Më 17 shtator Kisha Ortodokse Bullgare kremton dëshmoret e shenjta Sofia, Vjara, Nadezhda dhe Ljubov . Në këtë ditë shënojmë edhe festën e..