Nga 11 deri më 14 korrik edicioni i dytë i Jazz and Art Festival në Oreshak, mbledh së bashku interpretues nga Kuba, Argjentina, Kina, Brazili, Serbia, Franca dhe Bullgaria, njoftoi Ivanka Xhabraillova, menaxhere e Ekspozitës Kombëtare të Artizanatit dhe Arteve në fshatin Oreshak të Bullgarisë Veriore. Festivali i xhazit mbahet në hapësirat e ekspozitës në fjalë. Organizatori kryesor i tij është Kamen Hasëmski - një artist, zanatçi dhe biznesmen që zgjodhi të jetojë në fshatin e afërt Çerni Osëm.
Hasëmski tha për BTA se “ideja e festivalit është që muzika të jetë lidhur drejtpërdrejt me artin”. Kështu, zanatçinj të ndryshëm dhe piktorë do t'i bashkohen programit të koncertit në vend. Për vizitorët më të rinj organizohen punëtori kreative, do të ketë edhe prezantime librash.
Në ditën e parë, vizitorët do të dëgjojnë performanca nga Jazz Tet - Troyan, Hot Club de Plovdiv, YIK - CNN (Kinë). Vetëm një ditë pas koncertit të tij në Sofje, i riu brazilian Will Sant do të jetë i ftuar në Oreshak dhe kështu turneu i tij veror në Evropë nis nga Bullgaria. Koncerti i tij në Oreshak i kushtohet veprës së muzikantit legjendarit Joao Gilberto.Me rastin e 25-vjetorit të grupit, DEEP ZONE Project u dhurojnë fansave të tyre një remix krejt të ri modern Afro House të këngës së tyre hit "Bullgarja". Dian Savov, i njohur si Dian Solo, thotë: "Ky remix i jep një jetë të re një prej..
“Më trego një përrallë” – titullohet kënga më e re e Miros, të cilën ai ua dhuron të gjithë bashkatdhetarëve të tij që janë larg Bullgarisë. "Kënga ka të bëjë me dashurinë dhe përkatësinë, të cilat koha dhe distanca nuk mund t'i ndryshojnë...
Orkestra “Aramis” pranë Qendrës Ndërkombëtare Kulturore Manheim në Gjermani dha një koncert në majën Todorka të malit Pirin. Një skenë e hapur bore u ndërtua posaçërisht për koncertin jo standard në një lartësi prej 2550 m, duke përfshirë një piano të..