Në skenën e madhe të edicionit të katërt të "Midalidare - Rock in the Wine Valley" nga data 12 deri në 14 korrik në fshatin Mogillovo, përkrah titullarëve DEEP PURPLE, MR. BIG dhe ACCEPT do të kenë shfaqje akoma 13 grupe nga jashtë, duke përfshirë Axel Rudi Pell, Hammerfall, Beast in Black, The O'Reilly and the Paddyhats, PRIMAL FEAR, Rhapsody Of Fire dhe Steel Panther.
Bandat THE SILENT WEDDING dhe SOUNDTRUCK janë përfshirë në ditën e fundit të festivalit. Në një nga interpretimet e Deep Purple është përfshirë edhe vallja popullore bullgare rëçenica.
Këtë vit “Festivali në Luginën e Verës” përkon me finalen e Kampionatit Europian të Futbollit, që është më 14 korrik. Posaçërisht për këtë ndeshje do të ngrihet një ekran i madh, në mënyrë që tifozët e futbollit të mund të shohin se kush do të bëhet kampion, por edhe të shijojnë muzikën e tyre të preferuar rock.
Informacioni i plotë rreth programit “Midalidare Rock In The Wine Valley” mund të gjendet këtu.Prima e operës Gabriella Georgieva është "Muzikantja e Vitit 2024" në sondazhin kombëtar të programit të muzikës klasike "Allegro Vivaçe" të Radios Kombëtare Bullgare. Solistja e Operës së Sofjes është ndër sopranot kryesore në vendin tonë. Ajo..
Këngëtarja e re Dimitrina Germanova është fituese e çmimeve të shumta nga konkurse prestigjioze muzikore në vendin tonë dhe jashtë vendit. Dimitrina shfaqet gjithashtu si aktore, është soliste në Operat Shtetërore në Varna dhe Stara Zagora, dublon..
Disa ditë para se të festojë ditëlindjen, Mihaella Fileva u dhuron fansave të saj një dhuratë - videoklipin e saj më të fundit "Heroi i dopaminës". Përveç një ngarkese të fuqishme energjie dhe një tingulli modern, kënga përcjell edhe një mesazh..
Nën tingujt e paharrueshëm dhe interpretimet magjepsëse të veprave nga Beqiri, Alickaj, Verdi, Puccini dhe de Falla, Orkestra e Filharmonisë së Kosovës..
Albumi i ri i 16-të në studio i këngëtarit Grafa "Sinergjia" është një koncept gjithëpërfshirës dhe shumë personal që lidh të kaluarën, të tashmen dhe..
Grupi i dashur i disa brezave, Mary Boys Band, përfshiu në festimin e 30-vjetorit të tij fillimin e një iniciative - të publikojë albumet e tyre në..