Nuk ka asnjë mbështetje për propozimin tonë, përkatësisht ligjet kundër korrupsionit dhe pastaj flasim për një qeveri. Kjo na vë në një situatë që nuk mund ta zbatojmë mandatin e dytë, tha Bozhidar Bozhanov nga ekipi negociator i “Po e vazhdojmë ndryshimin – Bullgaria Demokratike” (PP-DB) pas takimeve me grupet parlamentare të Legjislaturës së 50-të të Kuvendit Popullor. “Ne nuk do ta shpërdorojmë kohën dhe jemi të gatshëm që menjëherë ta kthejmë mandatin në momentin e parë të përshtatshëm për presidentin Rumen Radev”, theksoi bashkëkryetari i PP-së Kirill Petkov. Kryetari i grupit parlamentar Nikollaj Denkov nuk komentoi nëse do të mbështesin një mandat të tretë për kabinetin: “Nuk ka kuptim për momentin të diskutojmë se çfarë do të ndodhë në një situatë hipotetike, le të dorëzohet mandati i tretë, të shohim kush do të jetë mbajtësi, të shohim cili do të jetë propozimi, pastaj do të përgjigjemi”.
Presidentja e Republikës së Maqedonisë së Veriut, Gordana Siljanovska-Davkova do të vizitojë Bullgarinë më 13 shtator, njoftoi BTA, duke cituar informacione nga Zyra e Presidentit në Shkup. Në kuadër të vizitës së saj në kryeqytetin bullgar,..
Gjykata e Lartë Administrative hodhi poshtë ankesën e koalicionit rreth Ahmed Dogan - "Demokracia, të Drejtat dhe Liritë - DPS", kundër refuzimit të KQZ-së për ta regjistruar atë për pjesëmarrje në zgjedhjet e 27 tetorit. Vendimi vjen vetëm një..
Këshilli i Lartë Gjyqësor në mbledhjen e sotme rifilloi zyrtarisht procedurën për zgjedhjen e Prokurorit të ri të Përgjithshëm. Zgjedhjet janë caktuar për 16 janarin 2025 dhe kandidatët kanë kohë deri më 24 tetor për të paraqitur konceptet e tyre...
Ministri i Kulturës Najden Todorov u takua në Sofje me kolegun e tij nga Republika e Maqedonisë së Veriut – Zoran Ljutkov, njofton Ministria e Kulturës...
Ministri i mbrojtjes Atanas Zaprjanov anuloi shfaqjen ajrore në Bazën e Tretë Ajrore për shkak të një aksidenti me një avion L-39, njoftoi Ministria e..
Ndihma jonë përdoret në pjesën e përparme si pajisje luftarake dhe municione në territorin e Ukrainës. Kështu deklaroi ministri në detyrë i mbrojtjes..