Qendra Ndërkombëtare e Kongreseve në Burgas mirëpret mbi 40 prodhues bullgare dhe të huaj të verës për edicionin e dymbëdhjetë të festivalit “Vera dhe pijet alkoolike Fest Burgas”. Eventi do të zhvillohet në tre ditë, nga data 19 deri më 21 korrik, ndërsa shpërblimi i fituesve të konkursit bëhet më 19 korrik, njoftuan organizatorët “Expo Team”.
Sivjet, hapësirat e ekspozitës janë të vendosura në Qendrën Ndërkombëtare të Kongreseve - Burgas, ku do të prezantohen më shumë se 350 verëra dhe pije alkoolike. Tradicionalisht, përveç bodrumeve të verës dhe distilerive, përfshihen përfaqësues të zinxhirëve të shitjes me pakicë, dyqane gourmet dhe hotele. Festivali mbahet nën kujdesin e Organizatës Ndërkombëtare të Hardhisë dhe Verës, e cila këtë vit feston 100 vjetorin e saj. Partnerët janë Agjencia Ekzekutive për Hardhinë dhe Verën, Dhoma Kombëtare e Vreshtarisë dhe Verërave (NLVK) dhe Unioni i Enologëve në Bullgari.Mjeshtri italian i kuzhinës Daniele Priori së bashku me 10 të rinj me aftësi të kufizuara intelektuale do të përgatisin një drekë italiane në Qendrën Ditore “Bota” të Fondacionit “Bota e Marisë”. Priori dhe të rinjtë do të gatuajnë makarona "AUMM -..
Gjatë natës dhe të enjten një front i ftohtë atmosferik do të kalojë në vend nga veriperëndimi. Në shumë vende në rajonet perëndimore dhe në Fushën e Danubit do të bien reshje shiu, të cilat shpejt do të kalojnë në borë në zonat e larta të Bullgarisë..
56% e bullgarëve preferojnë që Legjislatura e re e 51-të të Kuvendit Popullor të formojë një qeveri, edhe nëse kjo është me çmimin e kompromiseve. Këtë e tregon një sondazh përfaqësues kombëtar i kryer nga Agjencia Sociologjike “Gallup International”..
Ministri i punëve të jashtme Ivan Kondov mori pjesë në takimin e ministrave të punëve të jashtme të vendeve anëtare të Nismës së Evropës Qendrore (CEI),..
Ministri i Jashtëm në detyrë Ivan Kondov dhe homologu i tij shqiptar Igli Hasani konfirmuan angazhimin e vendosur të të dy vendeve për zbatimin e..
Ministri në detyrë i mbrotjes Atanas Zaprjanov konfirmoi përkushtimin e Bullgarisë ndaj përpjekjeve të përbashkëta të Bashkimit Evropian në mbështetje të..