Qendra Ndërkombëtare e Kongreseve në Burgas mirëpret mbi 40 prodhues bullgare dhe të huaj të verës për edicionin e dymbëdhjetë të festivalit “Vera dhe pijet alkoolike Fest Burgas”. Eventi do të zhvillohet në tre ditë, nga data 19 deri më 21 korrik, ndërsa shpërblimi i fituesve të konkursit bëhet më 19 korrik, njoftuan organizatorët “Expo Team”.
Sivjet, hapësirat e ekspozitës janë të vendosura në Qendrën Ndërkombëtare të Kongreseve - Burgas, ku do të prezantohen më shumë se 350 verëra dhe pije alkoolike. Tradicionalisht, përveç bodrumeve të verës dhe distilerive, përfshihen përfaqësues të zinxhirëve të shitjes me pakicë, dyqane gourmet dhe hotele. Festivali mbahet nën kujdesin e Organizatës Ndërkombëtare të Hardhisë dhe Verës, e cila këtë vit feston 100 vjetorin e saj. Partnerët janë Agjencia Ekzekutive për Hardhinë dhe Verën, Dhoma Kombëtare e Vreshtarisë dhe Verërave (NLVK) dhe Unioni i Enologëve në Bullgari.Taksistët e kryeqytetit janë duke protestuar kundër rritjes së çmimit të sigurimit të detyrueshëm të “Përgjegjësisë Civile”. Në orët në vijim ata do të demonstrojnë pakënaqësinë e tyre para të gjitha institucioneve shtetërore. “Ne duam një moratorium për..
Ministri në detyrë i mbrotjes Atanas Zaprjanov konfirmoi përkushtimin e Bullgarisë ndaj përpjekjeve të përbashkëta të Bashkimit Evropian në mbështetje të Ukrainës. Këtë ai e bëri në Bruksel në një takim të Këshillit të Punëve të Jashtme në formatin e..
Edhe këtë vit, në prag të Ditës së Familjes së Krishterë, priftërinjtë dhe të afërmit e tyre do të dhurojnë gjak për pacientët në nevojë. Aksioni do të mbahet në Qendrën e Gjakut të Akademisë Ushtarake Mjekësore në Sofje. Kështu, me bekimin e Shenjtërisë..
Ministri i Jashtëm në detyrë Ivan Kondov dhe homologu i tij shqiptar Igli Hasani konfirmuan angazhimin e vendosur të të dy vendeve për zbatimin e..
Këshilli i Ministrave miratoi një projekt-marrëveshje donacioni midis Organizatës Botërore të Shëndetësisë dhe Bullgarisë për dhënien e një kontributi..
Nënpresidentja Ilijana Jotova tha, se tekstet e ndryshuara në Kushtetutë u kthyen kundër krijuesve të tyre. Jotova komentoi para gazetarëve se “për..