Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

11 atletë е përfaqësojnë Bullgarinë në Lisbonë, në Lojërat Evropiane të Personave me Transplantime

Foto: eu-tsc.org

Më 21 korrik hapet në Lisbonë Kampionati Evropian për Persona të Transplantuar dhe Dializuar. Deri më 28 korrik, përfaqësues nga 28 vende do të festojnë fitoren e jetës mbi vdekjen, sepse një "po" mund të shpëtojë deri në tetë jetë njerëzish. Gjithsej 15 janë disiplinat në të cilat atletët e transplantuar nga e gjithë Evropa do të tregojnë se mund të kenë një jetë aktive.

Garuesit tanë janë marrës të zemrës, mushkërive, veshkave dhe njëri prej tyre ka një transplant zemre dhe veshke.


Një nga garuesit është edhe kolegja jonë në Radion Kombëtare Bullgare Natalija Maeva. Ajo është kryeredaktore e "Lajme, arsim, kulturë" në programin "Hristo Botev". Mesazhi i saj është se ngjarja në Lisbonë do të jetë "një festë e fituesve të betejës më të rëndësishme, asaj të jetës sonë".

Pjesëmarrja e skuadrës bullgare realizohet me mbështetjen e Ministrisë së Rinisë dhe Sportit, sipas një projekti të Federatës Bullgare të Badmintonit, si dhe përmes sponsorëve dhe fondeve personale.

Historia e Lojërave Evropiane të Transplantimit të Zemrës dhe Mushkërive daton në vitin 1989, kur Shoqata Kombëtare Holandeze e Transplantimit të Zemrës organizoi një konkurs miqësor që përfshin një numër të vogël vendesh. Kampionati evropian sportiv për pacientët e transplantuar dhe të dializuar u mbajt për herë të parë në Athinë në vitin 2000.

Mund të njiheni me të gjithë garuesit bullgarë në Lisbonë në fotogalerinë poshtë botimit.

Foto: Facebook/Bulgaria Team Transplantwww.eu-tsc.org



Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Magomet Ramazanov

Magomet Ramazanov me medaljen e tretë të artë olimpike për Bullgarinë - në mundje të lirë

Magomed Ramazanov triumfoi me titullin e tretë olimpik për Bullgarinë nga Lojërat në Paris 2024, pasi mundi bindshëm legjendën në mundjen e lirë deri në 86 kg, iranianin Hasan Jazdani Çarati - medalist olimpik i artë dhe argjendi dhe tre herë..

botuar më 24-08-09 10.26.MD
Borjana Kalejn (majtas) me kampionen olimpike Darja Varfolomeev (Gjermani) dhe medalisten e bronztë Sofia Raffaeli nga Italia.

Borjana Kalejn me argjendin historik olimpik për Bullgarinë në gjimnastikë ritmike

Me katër kombinime të mrekullueshme me rreth, top, birila dhe fjongo, Borjana Kalejn fitoi një medalje argjendi në Lojërat Olimpike në Paris. Medalja e mëparshme për vendin tonë në gjimnastikë ritmike individuale daton në vitin 1988, kur Adriana..

botuar më 24-08-09 7.44.MD

Bullgari Karlos Nasar është kampion olimpik në peshëngritje me rekord botëror

Karlos Nasar u bë kampion i Olimpiadës në Paris në peshëngritje në kategorinë deri në 89 kg. Ai shkatërroi të gjithë konkurrencën dhe fitoi titullin, duke vendosur një rekord botëror në dyluftim. Peshëngritësi ynë 20-vjeçar, i lindur në Paris,..

botuar më 24-08-09 7.04.MD