Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

11 atletë е përfaqësojnë Bullgarinë në Lisbonë, në Lojërat Evropiane të Personave me Transplantime

Foto: eu-tsc.org

Më 21 korrik hapet në Lisbonë Kampionati Evropian për Persona të Transplantuar dhe Dializuar. Deri më 28 korrik, përfaqësues nga 28 vende do të festojnë fitoren e jetës mbi vdekjen, sepse një "po" mund të shpëtojë deri në tetë jetë njerëzish. Gjithsej 15 janë disiplinat në të cilat atletët e transplantuar nga e gjithë Evropa do të tregojnë se mund të kenë një jetë aktive.

Garuesit tanë janë marrës të zemrës, mushkërive, veshkave dhe njëri prej tyre ka një transplant zemre dhe veshke.


Një nga garuesit është edhe kolegja jonë në Radion Kombëtare Bullgare Natalija Maeva. Ajo është kryeredaktore e "Lajme, arsim, kulturë" në programin "Hristo Botev". Mesazhi i saj është se ngjarja në Lisbonë do të jetë "një festë e fituesve të betejës më të rëndësishme, asaj të jetës sonë".

Pjesëmarrja e skuadrës bullgare realizohet me mbështetjen e Ministrisë së Rinisë dhe Sportit, sipas një projekti të Federatës Bullgare të Badmintonit, si dhe përmes sponsorëve dhe fondeve personale.

Historia e Lojërave Evropiane të Transplantimit të Zemrës dhe Mushkërive daton në vitin 1989, kur Shoqata Kombëtare Holandeze e Transplantimit të Zemrës organizoi një konkurs miqësor që përfshin një numër të vogël vendesh. Kampionati evropian sportiv për pacientët e transplantuar dhe të dializuar u mbajt për herë të parë në Athinë në vitin 2000.

Mund të njiheni me të gjithë garuesit bullgarë në Lisbonë në fotogalerinë poshtë botimit.

Foto: Facebook/Bulgaria Team Transplantwww.eu-tsc.org



Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Fituesi i medaljes së artë Semen Novikov

Katër medalje për Bullgarinë brenda një mbrëmjeje në Olimpiadën në Paris

Bullgaria ka tashme katër medalje në Lojërat Olimpike në Paris, të cilat janë fituar brenda një mbrëmjeje, informon BGNES. Së pari, Semen Novikov fitoi titullin në kategorinë deri në 87 kilogramë në mundjen klasike, më pas Kimia Alizadeh fitoi një..

rinovuar më 24-08-09 10.40.PD
Semen Novikov (majtas) dhe Alireza Mohmadipiani

Ari i parë olimpik për Bullgarinë nga Parisi 2024

Bullgaria ka tashmë kampionin e saj të parë olimpik në Lojërat e Parisit. Semen Novikov mposhti në finale mundësin iranian Alireza Mohmadipiani, i cili është nënkampion i botës në kategorinë deri në 87 kg. në mundjen e stilit klasik. Novikov..

botuar më 24-08-08 11.00.MD

Rrjeti për të Drejtat e Gruas: Respekt për guximin e boksieres Svetllana Kamenova

"Respekt për guximin e Svetllana Kamenovës, e cila garoi në kategorinë e femrave në Lojërat Olimpike. Asnjë grua nuk duhet të garojë me një burrë. Kjo nuk është një lojë e drejtë, e sigurt dhe e barabartë. Integriteti i Komitetit Olimpik..

botuar më 24-08-05 5.51.MD