Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Batak është shumë më tepër se një qytet i bukur në Rodope me një histori dramatike dhe peizazhe piktoreske

Liqeni Shiroka Poljana (Livadhi i Gjerë)
Foto: visitbatak.bg

Për ne, bullgarët, Bataku është një qytet i shenjtë! Edhe sot e kësaj dite, atje ndihet jehona e ngjarjeve tragjike që lidhen me Kryengritjen e Prillit të vitit 1876, kur shumica e banorëve të pafajshëm të qytezës në malin e Rodopeve u vranë nga pushtuesit osmanë - burime të ndryshme dëshmojnë për 1400 deri në 5000 viktima. Jehona në Evropë dhe në mbarë botën nga kryengritja e ndrydhur në gjak zgjoi ndërgjegjen e personave të njohur publikë. Garibaldi, Victor Hugo, Darvini, Januarius McGahan  dhe shumë të tjerë, dënuan kategorikisht mizorinë e pushtuesit dhe bota filloi të flasë për herë të parë për Batakun. Nëse ecni përgjatë Shtegut të Kujtesës në qendër të qytetit, do të shihni monumentet e tyre. 


Dhe në një mur të veçantë në Muzeun Historik janë shkruar emrat e disa prej viktimave të masakrës. Në kishën e vjetër "Sveta Nedelja" (“Shën e Diela”), ku mijëra gra dhe fëmijë u vranë, ekziston një еshtore e të vdekurve, dhe shenjat e plumbave të sulmuesve janë ende të dukshme në muret e saj.



Por përveç të kaluarës së tij tragjike, Batak do t'ju bëjë përshtypje me natyrën magnetike të maleve Rodope. "Ne kemi disa liqene, shumë pyje, florë dhe faunë. Dhe sipas një studimi të NASA-s, këtu është ajri më i pastër në planet", tha për Radio Bullgarinë Teodora Pejçinova, drejtoreshë e Muzeut Historik në qytet.

"Batak ofron si turizëm kulturor, ashtu edhe atë të çiklizmit, turizëm fotografik dhe turizëm gjuetie. Kemi shtigje malore për enduro, dmth tatëpjetë për motoçikleta, si dhe itinerare off-road. Kemi kampingje që disponojnë vende për karvanë, të pajisura me rrymë, internet dhe gjithçka të nevojshme, që janë shumë të frekuentuara nga turistët e huaj. Zona ofron mundësi të shkëlqyera peshkimi. Mund të them se ne po e zhvillojmë turizmin gjatë gjithë vitit në Batak. Shtëpitë tona të shumta të pritjes, hotelet dhe restorantet në brigjet e liqeneve janë në dispozicion të vizitorëve.”


Qyteti malor ka shënuar një rritje të konsiderueshme turistike në dy vitet e fundit. “Kemi pasur një rënie gjatë pandemisë së Covid-it, por verën e kaluar arritëm numrin rekord të vizitave të vitit 2019, madje tani shënojmë një rritje edhe më të madhe”- thotë Teodora Pejçinova.

Rodopet ofrojnë jo vetëm kontakt me jetën e egër, por edhe ... kënaqësi kulinare. Cilat janë pjatat specifike të Batakut që mund të shijojnë mysafirët:

Баташки фльонги

“Një nga gjërat që ne u ofrojmë mysafirëve tanë janë petullat unike të Batakut, ose Batashki Fljongi, siç i quajmë ne, me reçel manaferre, ose me reçel boronice - shpjegon Teodora Pejçinova. Gjellë tipike të Batakut janë gjithashtu byreku me lakër, këmbë derri me fasule e të tjera. Suxhuku i Batakut është gjithashtu një pjatë tërheqëse. Konsumohet në muajin janar, kur zhvillojmë Festën tonë të Suxhukut (në mes të janarit) dhe atëherë na vizitojnë shumë turistë. Bataku ka një program shumë të pasur kulturor, i cili ndiqet nga mysafirët e qytetit dhe regjionit.”

Ujëvarat Fotinski

Një seri shtigjesh me hije në rrethinat e Batakut i tërheqin turistët të eksplorojnë sekretet e malit të Rodopeve. Njëri prej tyre të çon tek ujëvarat e bukura Fotinski. Deri tek tre kaskadat ujore mund të arrihet pas rreth 20 minutash shëtitje përgjatë lumit Fotinska, duke filluar nga fshati Fotinovo. Pesë ura të bukura romake janë “të shpërndara” në afërsi të fshatit, mësojmë nga Teodora.

Lexoni më tepër:

Foto: Bashkia e Batakut,  BGNES, visitbatak.bg, Muzeu Historik - Batak

Përgatiti në shqip dhe publikoi: Vesella Mançeva



Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Evtim Milloshev

Bullgaria mbledh operatorë turistikë nga e gjithë Evropa në një forum prestigjioz

Vendi ynë është organizatore e Takimit Vjetor të Komitetit Evropian të Shoqatave të Operatorëve Turistik dhe Agjentëve të Udhëtimit - aktiviteti më i madh i institucionit që bashkon operatorët turistikë të Evropës. “Mikpritja e këtij takimi është një..

botuar më 24-10-24 8.40.PD
Imazhi i këngëtarit dhe muzikantit mitik trak Orfeu në një vazo të lashtë greke.

Shitja e miteve turistike nuk është e djeshme

Në kërkim të besueshmërisë shkencore, studiuesit e qytetërimeve dhe kulturave të lashta hasin edhe lajme të rreme të krijuara nga të lashtët. Gjëja më kurioze është se edhe atëherë e kanë bërë... në emër të turizmit kulturor. Një nga këto lajme të..

botuar më 24-10-23 11.24.PD
 Kisha

Një pishë e bardhë më shumë se 500-vjeçare ruhet nga banorët e fshatit Pçellarovo të malit Rodopa

Në fshatin Pçellarovo, i fshehur mes shpateve të Rodopeve Lindore, tregojnë një legjendë se në këtë zonë lulëzuan pyjet shekullore të lisit dhe arra, në zgavrat e të cilave jetonin bletë të egra. Bletaria ka qenë mjeti i jetesës së njerëzve që nga..

botuar më 24-10-20 7.45.PD