Radina Veliçkova fitoi medaljen e artë në 100 metra për vajza në Kampionatin Evropian të Atletikës së Lehtë nën 18 vjeç në Banska Bistrica të Sllovakisë. 16-vjeçarja Veliçkova përfundoi për 11.46 sekonda. Kështu ajo vendosi një rekord kombëtar bullgar për vajza dhe solli titullin e parë për vendin tonë në këtë grupmoshë nga kampionati evropian.
Veliçkova fitoi medaljen fitoi edhe medaljen e bronztë në kërcimin së gjati, pasi kapërceu 6.16 metra.
Hristijan Kasabov fitoi medaljen në 110 metra me pengesa, duke u renditur i treti.
Në Kampionatin Evropian në,Sllovaki, shumë mirë u prezantua edhe Dimo Andreev, i cili fitoi medaljen e argjendtë të çekiçit (5 kg). Ai arriti 72.49 m në përpjekjen e tij më të mirë.
Foto: BTA, atletikabg.comNë Olimpiadën e Shahut në Budapest (Hungari) shahistet kombëtare bullgare dhe kampione të Evropës për vitin 2023 fituan ndeshjet e tyre në raundin e parë kundër Zimbabvesë. Të katër përfaqësueset bullgare - Nurgyull Salimova, Viktoria Radeva,..
Grigor Dimitrov do të mbajë një mësim të hapur tenisi për fëmijë nga shkolla të ndryshme në Sofje, disa orë para ndeshjes bamirëse me Novak Xhokoviçin në "Arena Sofja" më 17 shtator. Këtë e konfirmuan nga selia e tenistit më të mirë bullgar...
Canko Cankov u bë notari i parë që kapërceu një distancë prej mbi 100 km në lumin Danub. Ai e notoi pa ndalur 108 kilometra e 250 metra në lumin Danub për 18 orë, 12 minuta dhe 32 sekonda. Pjesëmarrja e tij ishte sipas rregullave të Shoqatës Botërore..