Rikthimi i mandatit të dytë nuk ishte i papritur, komentoi nënkryetari i BSP-së Kristian Vigenin. Sipas tij, formimi i një qeverie në kuadër të Legjislaturës së 50-të të Kuvendit Popullor është gjithnjë e më i vështirë për t'u arritur. Gjithsesi, BSP-ja është e gatshme, nëse do të marrë mandatin e tretë, të përpiqet të formojë një kabinet ekspertësh pa pjesëmarrjen e politikanëve, liderëve politikë, me një program të dakorduar nga të gjitha forcat parlamentare. Për këtë arsye socialistët i propozojnë presidentit Rumen Radev që para dorëzimit të mandatit të tretë dhe të fundit, të bëjë një raund të ri konsultimesh me formacionet e përfaqësuara në parlament, njofton gazetarja e BNR, Maria Fileva.
Më vonë edhe nga “Ka një popull të tillë” (ITN) deklaruan se janë “absolutisht” të gatshëm për të marrë mandatin e tretë, nëse presidenti Rumen Radev merr një vendim të tillë.
Në një deklaratë me shkrim për media, bashkëkryetari i Lëvizjes për të Drejta dhe Liri (DPS), Xhevdet Çakërov deklaroi se deputetët nga rrethi rreth liderit të nderit të DPS-së Ahmed Dogan, të cilët u larguan ose u përjashtuan nga Lëvizja, janë të gatshëm të marrin pjesë në një bisedë për mundësitë e formimit të qeverisë me mandatin e tretë.
Gjyqtarët u shprehën kundër instalimit të një agjenti të ri antivirus në kompjuterët e tyre. Magjistratët shprehin shqetësim se ai do të shkelë të gjitha rregullat për mbrojtjen e të dhënave personale, si dhe pavarësinë e gjyqësorit. Me një letër..
Lideri i GERB-it, Bojko Borisov, deklaroi në korridoret e parlamentit se Bullgaria do të bëhet anëtare e eurozonës më 1 janar, pavarësisht protestave të organizuara nga përfaqësues të PP-DB. Ai komentoi thirrjet e opozitës për protesta kundër..
Kufijtë nuk mund të ndryshohen me forcë dhe siguria afatgjatë e Ukrainës duhet të garantohet. Këtë e deklaroi kryeministri Rosen Zheljazkov në një videokonferencë të “Koalicionit të të gatshmëve“, të udhëhequr nga presidenti i Francës, Emmanuel..