Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2025 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Presidenca nuk është përgjegjëse për mungesën e një ambasadori bullgar në Kiev

Foto: BGNES

Përgjigja e pyetjes se pse nuk ka përfunduar procedura për emërimin e kandidatit të propozuar nga Ministria e Punëve të Jashtme për ambasador të Bullgarisë në Ukrainë, duhet kërkuar nga ministria. Këtë e theksojnë nga zyra e shtypit e presidentit Rumen Radev në lidhje me pretendimet se kreu i shtetit refuzoi të emërojë Nikollaj Nençev në këtë post në verën e vitit 2023.

Presidenca saktëson se në tetor të vitit 2023, ministrja jonë e jashtme Maria Gabriel propozoi që misioni ynë në Kiev, ku nuk kemi pasur ambasador që nga fillimi i luftës, të drejtohej nga Petër Tanev, i cili ishte këshilltar në ambasadën tonë. Një vendim për këtë u mor nga Këshilli i Ministrave, por nuk u dërgua në Presidencë për nxjerrjen e dekretit presidencial, siç e kërkon procedura.

Ish-ministri i mbrojtjes Nikolaj Nençev do të jetë drejtues i përkohshëm i Ambasadës Bullgare në Ukrainë. Ky vendim u mor nga qeveria e përkohshme për t'i dhënë fund ngërçit më shumë se një vjeçar midis Këshillit të Ministrave dhe Presidentit Rumen Radev për dërgimin e diplomatit të parë në Kiev. Ambasada bullgare mbeti zyrtarisht pa ambasador në prill të vitit 2023, njoftoi BTA.

"E gjithë kjo histori është shumë e trishtueshme. Është një simptomë e shtetësisë së dobët dhe në periudhën më të vështirë të mundshme pas Luftës së Dytë Botërore, lidhur me sigurinë dhe rendin ndërkombëtar," komentoi për BNR ish-ministri i mbrojtjes Velizar Shallamanov. Sipas tij, në këtë rast ka një dominim të marrëdhënieve personale dhe një kundërshtim të ashpër mes institucioneve për çështje thelbësore. “Ka shumë mundësi që personi i propozuar në këtë post të rezultojë i papranueshëm për palën ukrainase”, sugjeroi Shallamanov.





Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Parashikimi i motit për 15 majin 2025

Natën moti do të kthjellohet në të gjithë vendin. Do të jetë pothuajse qetë në shumicën e rajoneve. Vetëm në zonat lindore do të fryjë erë e lehtë deri në mesatare nga jugu-jugperëndimi. Temperaturat minimale do të jenë ndërmjet 4° dhe 9°, për..

botuar më 25-05-14 7.35.MD

Protesta e transportit publik të kryeqytetit vazhdon për një kohë të pacaktuar

Protesta e punonjësve në transportin publik të kryeqytetit, i cili e ka bllokuar kryeqytetin që nga mëngjesi, po vazhdon, tha për Radio Sofjen kryetari i Federatës së Sindikatave të Transportit pranë Konfederatës së Sindikatave të Pavarura (KNSB),..

botuar më 25-05-14 5.45.MD

Qeveria e Rosen Zheljazkovit me një vizion për një mandat 4-vjeçar

Programi i menaxhimit të qeverisë përfshin 100 prioritete, të shpërndara në 19 sektorë, me një vizion për një mandat të plotë katërvjeçar menaxhimi. Kjo u njoftua nga Kryeministri Rosen Zheljazkov, i cili paraqiti një raport mbi atë që qeveria..

botuar më 25-05-14 3.03.MD