Gjatë gërmimeve të shpëtimit, nga nekropoli i kolonisë romake Ulpia Raciaria (në afërsi të fshatit Arçar, komuna Dimovo, rajoni i qytetit Vidin) u zbuluan 17 varre, nga të cilat pesë varre dhe 12 varre në gropa. Këtë e njoftoi Zdravko Dimitrov nga Instituti Kombëtar Arkeologjik me Muze pranë Akademisë Bullgare të Shkencave, cituar nga BTA. Puna arkeologjike në nekropol vazhdoi pasi u ndërpre në fund të viteve 60-të dhe fillim të viteve 70-të. Dimitrov thekson se varret janë jashtëzakonisht masive, madje monumentale – me konstruksion tullash, me qemerë gjysmë cilindrikë. Tre nga varret janë me një dhomë, njëra është me dy dhoma. Një nga varret është prej guri me një korridor me shkallë. Në fakt nga kjo hyrje hynë në varrin familjar. Varri më i madh - varri me dy dhoma, është i tipit të mauzoleumeve familjare romake, me sipërfaqe rreth 45 metra katrorë. Muret janë midis 70 dhe 80 cm të gjera, si ato të ndërtesave romake.
Arkeologët bullgarë zbuluan një statujë të dytë në kanalin e madh të ujërave të zeza të qytetit antik Heraklea Sintika. Arkeologët nga ekipi i Prof. Dr. Ljudmill Vagalinski hasën në një tjetër skulpturë mermeri pranë vendit në kanal ku në..
Shenjtërorja trake e Begliktashit ndodhet 5 km nga qyteti i Primorsko dhe është vetëm një nga kuriozitetet interesante në rajon. Në zonën përreth shihen edhe dolmenë të shumtë të ruajtur mirë që lidhen me ritualet e varrimit të fiseve trake. Në fakt,..
Pas festës së madhe të Fjetjes së Hyjlindëses, Lindja e Nënës së Zotit kremtohet me nder të veçantë në Bullgari. Kisha jonë e feston atë më 8 shtator, së bashku me kishën ortodokse greke, ndërsa kishat e tjera ortodokse lokale e kremtojnë festën më 21..