Në vazhdim të 19 ditëve, më shumë se 10 000 atletë nga 206 vende do të garojnë në 32 disiplina të ndryshme. Bullgaria do të përfaqësohet me 46 sportistë. Kjo është një nga ekipet më të vogla të vendit tonë në Lojëra Verore deri më sot. Me përjashtim të Lojërave të Tokios 2021, të cilat ishin të shënuara nga pandemia Covid-19, Bullgaria për herë të fundit kishte më pak atletë në Lojërat Olimpike të Melburnit në vitin 1952, kur dërguam 43 sportistë.
Nga fillimi i Lojërave Olimpike, Bullgaria ka fituar gjithsej 224 medalje. Më së shumti janë medaljet e argjendta - 88, medaljet e bronzta - 82, dhe medaljet e arta - 54, gjë që na rendit në vendin e 21-të për sa i përket medaljeve të fituara olimpike.
Më e suksesshmja për Bullgarinë ishte Olimpiada e bojkotuar nga Perëndimi në Moskë në vitin 1980, kur fituam gjithsej 41 medalje. Në edicionet e lojërave deri në vitin 1952, Bullgaria nuk fitoi asnjë medalje. Vendi ynë nuk mori pjesë në Lojërat Olimpike midis viteve 1900-1920, si dhe në edicionet e viteve 1932 dhe 1948. Medalja e parë për vendin ishte e bronztë dhe u fitua në vitin 1952 nga boksieri Boris Georgiev-Mokata.
Është e rëndësishme të kujtojmë se Bullgaria ishte një nga 14 vendet pjesëmarrëse në Olimpiadën e parë Verore 128 vjet më parë.
Në Lojërat Olimpike në Paris, Bullgaria merr pjesë me nga tre sportistë në badminton dhe peshëngritje, pesë në boks, gjashtë në mundje, nga dy në kanotazh, xhudo, gjimnastikë dhe qitje sportive, nga një në kanoe, taekwondo, tenis dhe skermë, pesë në atletikë, katër bullgarë në not dhe shtatë në gjimnastikë ritmike. Të gjithëve - fat të mirë!!!
Përpilues: Krasimir Martinov
Përgatiti në shqip dhe publikoi: Svetllana Dimitrova
“Botev Plovdiv” organizon sot, 11 mars, një ballo bamirësie për të festuar 113 vjetorin e themelimit të klubit profesionist të futbollit. Mjetet e mbledhura do të mbështesin dy fushata - për ndërtimin e monumentit të futbollistit..
Qitëset bullgare fituan një medalje argjendi dhe një bronzi në ditën e parë të Kampionatit Evropian të Qitjes Sportive në Osijek të Kroacisë. Në garën ekipore të pistoletës 10 metra, Antoaneta Kostadinova, Mirosllava Minçeva dhe Adiell Ilieva u..
Edhe pse konsiderohej autsajder, Viktoria Tomova e nisi me një fitore turneun e tenisit në Indian Wells kundër Ollga Danilloviç të renditur 20 vende më lart. Bullgarja nuk i dha asnjë set pas 98 minutash lojë - 6:2, 6:3. Tomova kishte një përparësi në..
Raundi i dytë i kampionatit individual evropian të shahut klasik për femra në ishullin Rodos rezultoi jashtëzakonisht i suksesshëm për femrat bullgare...